• e enjte, 04 dhjetor 2025

Al Shara: Sulmi izraelit në afërsi të pallatit presidencial në Damask është një "përshkallëzim serioz"

Al Shara: Sulmi izraelit në afërsi të pallatit presidencial në Damask është një

Damask, 2 maj 2025 (MIA) - Kabineti i presidentit sirian Ahmed al Shara sot njoftoi se sulmi ajror izraelit në afërsi të pallatit presidencial në Damask është "një përshkallëzim serioz", njoftuan mediat britanike.

Paraprakisht sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes Izrael Kac në një deklaratë të përbashkët theksuan se "sulmi është një mesazh i qartë për regjimin sirian".

"Nuk do të lejojmë forcat (siriane) të sistemohen në jug të Damaskut ose (të krijojnë) ndonjë kërcënim për komunitetin druzë", shtuan ata. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR