• e hënë, 23 dhjetor 2024

Al Maliki në Këshillin e Sigurimit të KB-së: Ndaloni masakrat ndaj popullit palestinez

Al Maliki në Këshillin e Sigurimit të KB-së: Ndaloni masakrat ndaj popullit palestinez

Nju-Jork, 25 tetor 2023 (MIA) - Ministri palestinez i Punëve të Jashtme dhe Mërgimtarëve Rijas Al Maliki sot i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të KB-së për t'i ndalur "masakrat" ndaj popullit palestinez.

Al Maliki, në një fjalim gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të KB-së, në të cilën u bisedua për situatën në Lindjen e Afërt, duke përfshirë edhe çështjen palestineze, tha se "masakrat e vazhdueshme - të qëllimshme, sistematike dhe brutale - të kryera nga Izraeli, forcë pushtuese, duhet të ndalen", publikoi agjencia VAFA.

Ai theksoi se "detyrë e KS-së është t'i ndalë këto masakra, ndërsa komuniteti ndërkombëtar gjithashtu është i obliguar me të drejtë ndërkombëtare t'i ndalojë, ndërsa ka edhe një detyrë humanitare kolekive".

"Dështimi i vazhdueshëm i Këshillit të Sigurimit është i pafalshëm", tha Al Maliki.

Ai ashpër e dënoi komunitetin ndërkombëtar për, siç tha, "selektivitetin dhe standardet e dyfishta të tij".

"A nuk ju ofendon kjo vrasje masive?" Ku është zemërimi për vrasjen e civilëve në Rripin e Gazës?", tha Al-Maliki. sa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR