• e hënë, 23 dhjetor 2024

Al Maliki: Izraeli po përdor urinë e palestinezëve si "mjet lufte"

Al Maliki: Izraeli po përdor urinë e palestinezëve si

Ramallah, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri palestinez i Punëve të Jashtme Riad  Al Maliki sot e akuzoi Izraelin dhe forcat e tij luftarake se qëllimisht i lënë në uri palestinezët në Rripin e Gazës, duke e quajtur atë "mjet lufte".

"Derisa flasim, të paktën një milion palestinezë në Rripin e Gazës, gjysma e të cilëve janë fëmijë, janë të uritur, jo për shkak të një fatkeqësie natyrore apo mungesës së ndihmës bujare që presin në kufi. Jo, ata po vdesin sepse Izraeli po përdor qëllimisht urinë e tyre si një mjet për të bërë luftë kundër popullit që pushton", tha Al Maliki gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e KB-së për shënimin e 75-vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Ai shtoi se një mbrojtje e tillë e palestinezëve është "një dështim i plotë ndërkombëtar".

"Në vend që të insistojmë në respektimin e të drejtës themelore të popullit palestinez për të ngrënë dhe pirë ujë, ne po jetojmë këtë realitet distopian që i përjashton palestinezët nga të drejtat themelore, më elementare që u jepen të gjitha qenieve njerëzore", tha Al Maliki. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR