• e hënë, 23 dhjetor 2024

Al Kaeda pranoi se një prej liderëve të saj është vrarë në Gadishullin arabik

Al Kaeda pranoi se një prej liderëve të saj është vrarë në Gadishullin arabik

Sanë, 6 mars 2023 (MIA) - Al Kaeda sot kumtoi se njëri prej liderëve të degës së atij rrjeti terrorist në Gadishullin arabik (AKAP) është vrarë kohë më parë gjatë sulmit të një fluturakeje amerikane pa pilot në Jemen, transmetoi Arab Njus.

Ushtria amerikane më 26 shkurt e sulmoi shtëpinë e Hamad bin Hamud al Tamimi, i njohur edhe si Abdel Aziz al Adnani, në provincën Marib.

Tamimi kaloi pothuajse katër vite në burg në Arabinë Saudite para se të largohej drejt jemenit në vitin 2013. Fillimisht, ai ishte këshilltar ideologjik dhe mediatik i Al Kaedës, ndërsa pak më vonë u bë njëri prej liderëve të këshillit AKAP dhe gjykatës në kuadër të rrjetit terrorist.

Më 30 janar, fluturaket amerikane pa pilot vranë tre operativë të Al Kaedës, prëfshirë edhe shpikësin famëkeq të bombave, Hysein Habdul.

Ekspertja për terrorizëm nga Universiteti Kembrixh, Elizabet Kendall, deklaroi për Arab Njus se vdekja e Matimit është humbje e madhe për Al Kaedën. "Ishte i talentuar dhe kreativ, ishte pjesë e meidumeve xhihadiste, por edhe gjykatës. Ai kryesonte nisma mediatike, si video intervistën me liderin e Al Kaedës në Gadishullin arabik, Kalid Batarfi, në nëntor të vitit 2021", tha Kendall.

Betarfi tani është lideri i vetëm i mbetur i Al Kaedës në Gadishullin arabik, shton ajo. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR