Al Gor e krahason administratën e Trampit me Gjermaninë naziste
- Ish nënpresidenti amerikan, Al Gor, e krahason administratën e Donald Trampit me Gjermaninë naziste.
- Post By Sara Ademi
- 13:41, 22 prill, 2025
San Francisko, 22 prill 2025 (MIA) - Ish nënpresidenti amerikan, Al Gor, e krahason administratën e Donald Trampit me Gjermaninë naziste.
Duke folur në një tubim për të nisur Javën e Klimës në San Francisko, Gor tha se administrata e Trampit po përpiqet të krijojë versionin e saj të preferuar të realitetit për të arritur qëllimet e saj kryesore të ngjashme me Partinë Naziste të Adolf Hitlerit në vitet 1930 dhe 1940, raporton Politiko.
"E kuptoj shumë mirë pse është e gabuar të krahasosh Rajhun e Tretë të Adolf Hitlerit me çdo lëvizje tjetër. Ishte një e keqe unike, periudhë. E kuptoj. "Por ka mësime të rëndësishme në historinë e asaj të keqe që u shfaq", tha Gor, i cili ishte nënpresident në kohën e Bill Klintonit.
Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë nuk e komentuan deklaratën e Gorit. sa/
foto: Arkivi i MIA-s