• e premte, 05 dhjetor 2025

Al Enani zgjedhet drejtor i ri i përgjithshëm i UNESKO-s

Al Enani zgjedhet drejtor i ri i përgjithshëm i UNESKO-s

Paris, 6 tetor 2025 (MIA) - Ish ministri egjiptian i Turizmit dhe Antikuinteteve, Haled al Enani është zgjedhur drejtori i ri i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESKO).

El-Enani (54) e mundi rivalin e tij, Eduardo Firmin Matoko (69) nga Kongo në votim të fshehtë, duke fituar 55 vota nga 58 anëtarët e bordit ekzekutiv të UNESKO-s. Matoko fitoi vetëm dy vota, ndërsa SHBA-ja abstenoi.

Zgjedhja e El-Enanit më 6 nëntor duhet të miratohet nga anëtarët e UNESKO-s.

Ai do të zëvendësojë francezen Odri Azule, e cila gjatë mandatit të saj punoi për të diversifikuar burimet e saj të financimit.

UNESKO ende varet nga buxheti i SHBA-së, i cili përbën rreth tetë për qind të buxhetit të përgjithshëm të Agjencisë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR