Al ANuni: Për BE-në anektimi i mundshëm i Bregut Perëndimor nga ana e Izraelit mund të jetë shkelje e së drejtës ndërkombëtare
- Lidhur me paralajmërimin për miratimin e rezolutës në Knesetin izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor nga ana e Izraelit, BE-ja përkujton se një hap i tillë i mundshëm do të ishte ilegal sipas të drejtës ndërko mbëtare, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Anuar Al Anuni.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:10, 24 korrik, 2025
Bruksel, 24 korrik 2025 (MIA) - Lidhur me paralajmërimin për miratimin e rezolutës në Knesetin izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor nga ana e Izraelit, BE-ja përkujton se një hap i tillë i mundshëm do të ishte ilegal sipas të drejtës ndërko mbëtare, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Anuar Al Anuni.
"BE-ja është me qëndrim për mosnjohje të sovranitetit zraeëit ndaj territoreve të okupuara nga ana e Izraelit në qershor të vitit 1967, në pajtim me rezolutat relevante të Këshilliut të Sigurimit të KB-së. Përkujtojmë se aneksimi është ilegal sipas të drejtës ndërkombëtare. Prandaj, çfaëdo lloj hapash konkret drejt një vitimi të tillë (në Kneset) do të konsideorhej shkelje e së drejtës ndërkombëtare", theksoi Al Anuni.
Ai shtoi se BE-ja do të vazhdojë të punojë me partnerët e vet rajonal dhe ndërkombëtar për arritje të një paqeje të drejtë, gjithpërfshirëse dhe të përhershme në Lindjen e Afërt në bazë të zgjidhjes për ekzistim të dy shteteve - Izraelit dhe Palestinës.
"Qëndimi i Këshillit të Evropës është se jemi fuqishëm të përkushtur ndaj paqes së qëndrueshme të bazuar në zgidhjen për dy shtete", potencoi Al Anuni.
Lidhur me situatën humanitare në Gazë dhe masat e mundshsme kundër Izraelit, zëdhënësi i KE-së potencoi se popullata në Rripin e Gazës po vuan gjatë kohë dhe se nevojitet të ndalet cikli i vuajtjes me implementimin nga ana izraelite të masave të dakorduara mes BE-së dhe Izraelit.
Al Anuni shtoi se Izraeli bëri disa përpjekje për zbatim të masave të dakorduara, siç është rritja e numrit të kamionëve me ndihma humanitare që arrijnë në Gazë dhe hapja e vendkalimeve shtesë, por se kjo nuk mjafton dhe situata edhe më tej mbetet e keqe.
"Të gjitha opsionet mbeten në tryezë, nëse Izraeli nuk e implementon dakordimin", theksoi Al Anuni. ab/
Foto: МIА Arkivi