• e premte, 05 dhjetor 2025

Aktvendimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit më 25 qershor

Aktvendimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit më 25 qershor

Shkup, 20 qershor 2025 (MIA) - Gjykata Themelore Penale në Shkup më 25 qershor do ta japë vendimin përfundimtar për pesë të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, pasi mbrojtja e të akuzuarit të parë Lupço Palevski dhe të dyshuarve të tjerë në këtë rast dhanë fjalët e tyre përmbyllëse.

Palevski në fjalën e tij përmbyllëse për herë të parë përmendi të akuzuarit Velibor Manev si organizator të vrasjeve, Bore Videvski si autor dhe Vllatko Keshishevin si roje të dy ngjarjeve penale, pasi më parë në fjalën e tij përmbyllëse, babai i Vanjës së vrarë, Aleksandar Gjorçevski u pyet "pse u vra vajza e tij". “Do të respektoj dëshirën e palës së dëmtuar dhe të akuzuarit Aleksandar Gjorçevski”, tha Palevski në siç tha fjalimin e tij publik në lidhje me vrasjen e fëmijës dhe do t’i përgjigjet pyetjes se kush dhe pse e vrau të miturën Vanja.

"Manev sot në gjykatë zemërthyer tha se me keqardhje, jam unë ai që i manipulova, i tradhtova, se ka qenë nën presion se pas vrasjes së Pançes kam thënë se do ta vrasë atë dhe familjen e tij. Por askush nuk e pyeti pse i bëri foto Pançes më 13 nëntor 2023 në makinën e tij? Pa asnjë fjali të vetme, Josifovska nuk na informoi se Manevi e fotografoi Pançen pranë veturës 'citroen' rreth orës 10 të mëngjesit. Është në telefonat artificial. Pse një të i akuzuar që kërcënohet me burg të përjetshëm nuk e mban mend se ku është revolja", ka thënë Palevski.

Sipas tij, plani i PTHP-së ka qenë të sajojë dy vrasje, të cilat tashmë ishin dëshmuar, por siç tha ai, ishte e nevojshme që dikush tjetër të ishte autori dhe gjykata të dënojë një njeri që nuk ka lidhje më të.

I dyshuari Bore Videvski deklaroi shkurt se nuk do të japë fjalën përfundimtare, sepse, siç tha ai, nuk ka për të shtuar përveç asaj që kishte thënë avokati i tij mbrojtës Bojan Manev. Në seancën e mëparshme, avokati i tij kërkoi lirim nga akuzat, duke deklaruar se prokuroria nuk e ka vërtetuar fajësinë e klientit të tij. Sipas tij, kahja në të cilin është zhvilluar hetimi për këto ngjarje penale është krejtësisht i gabuar dhe të gjitha rrëfimet janë imponuar.

Avokati Jovica Strasheski në seancën e sotme gjyqësore, në fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Themelore Penale për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, kërkoi aktvendim lirues për të akuzuarin e parë, Lupço Palevski, duke cekur se Prokuroria themelore publike nuk e ka dëshmuar përzierjen e Palevskit në dy ngjarjet penale juridike.

Sipas Strasheskit, Prokuroria nuk ka shfaqur asnjë dëshmi konkrete me të cilën do të dëshmohej faji i Palevskit, si dhe se sipas aktakuzës nuk është e qartë se çfarë veprimesh ka ndërmarrë. Thotë, nuk ekziston kurfarë gjurme apo ndonjë dëshmi materiale se Palevski i ka kryer veprat penale.

Straesheski prezantoi fotografi dhe video xhirime nga oborri i të akuzuarit Velibor Manev të cilat deri më tani nuk ishon shfaqur në Gjykatë, si printskrin nga vërejtja zyrtare e nëpunësit policor inspektor i lartë në SPB Veles, i cili sipas urdhrit i ka shikuar video xhirimet nga hoteli "Romantik" në afërsi të Velesit, ku është cekur numër më i vogël i personave të vërejtur në automjetet Reno kangu dhe Citroen, nga numri të cilin e pohon Prokuroria.

Në seancën e kaluar Porkuroria themelore publike në fjalët përmbyllëse kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për katër të akuzuarit Lupço Palevski, Vllatko Keshishov, Bore Videvski dhe Velibor Manev, përderisa për babain e Vanjës, të akuzuarin Aleksandar Gjorçevski gjykata t'i caktojë dënim adekuat me burg. Prokuroria publike kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë katër të akuzuarit, sepse, sipas tyre, nuk ka rrethana lehtësuese, ndërsa veprimet e tyre plotësisht e traumatizojnë opinionin. 

Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte automjetin e tij "Citroen" në mënyrë që ta përdornin atë për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Të akuzuarit në fillim të gjykimit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, ndërsa i akuzuari i parë Palevski gjatë gjithë procesit pohoi se ky është është një proces i montuar politikisht. 

Vanja e mitur dhe Pançe, banor i Velesit u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur pranë Shkupit dhe Velesit. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR