• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Aktivizohet sistemi i vetëshkatërrimit të “Spejs Iks” për të parandaluar që raketa “Starship” të devijojë nga kursi

Aktivizohet sistemi i vetëshkatërrimit të “Spejs Iks” për të parandaluar që raketa “Starship” të devijojë nga kursi

Uashington, 18 nëntor 2023 (MIA) - "Spejs iks" (SpaceX) sot kumtoi se kanë qenë të detyruar të aktivizojnë sistemin e ndërprerjes së fluturimit për të ndaluar raketën gjigante "Starship", me të cilën u humb kontakti tetë minuta pas lansimit dhe të devijojë nga kursi.

Si-En-En ka transmetuar deklaratën nga kompania e cila thekson se nuk kanë mundur të pranojnë të dhëna nga faza e dytë e "Starship" dhe prandaj kanë aktivizuar funksionin e vetë-shkatërrimit me çka raketa ka shpërthyer.

Raketa e re gjigante e "Spejs Iks" sot është lansuar nga shteti amerikan i Teksasit si pjesë e fluturimit të dytë provë, shtatë muaj pasi përpjekja e parë përfundoi në një shpërthim.

Raketa "Starship" e gjatë 121 metra ka fluturuar mbi Gjirin e Meksikës, ndërsa qëllimi ka qenë të ndajë trupin e raketës nga pjesa e karburantit dhe ta dërgojë në hapësirë.

"Spejs iks" ka pasur për qëllim që në lartësi prej 150 miljesh (240 kilometra) për të dërguar anijen kozmike përreth botës përpara se të ulet në Oqeanin Paqësor afër Havait në rreth një orë e gjysmë pas ngritjes, pa e tejkaluar orbitën e plotë.

"Starship" është raketa më e madhe dhe më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë. Fluturimi i saj i parë në prill zgjati vetëm katër minuta, ndërsa mbetjet e aeroplanit ranë në det.

Që atëherë, kompania e miliarderit amerikan Ilon Mask ka bërë dhjetëra përmirësime të raketës dhe 33 motorët e saj si dhe platformën e lëshimit.

Foto: X

— Amazing Space (@AmazingSpace2) November 18, 2023

QËNDRONI TË LIDHUR