• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aktivitetet e parapara në kuadër të presidencës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në temë e takimit Osmani – Shalenberg

Aktivitetet e parapara në kuadër të presidencës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në temë e takimit Osmani – Shalenberg

Shkup, 11 janar 2023 (MIA) – Aktivitetet e planifikuara në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë në vitin 2023 ishin temë diskutimit në Vjenë e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE me Aleksandar Shalenberg shef i diplomacisë i vendit nikoqir të OSBE-së Austrisë.

Siç kumtoi MPJ, ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale në rajonin e OSBE-së, si dhe për rolin e Organizatës në trajtimin e pasojave të shkaktuara nga agresioni i Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

“Agresioni ndaj Ukrainës vazhdon dhe njerëzit janë të parët që i ndjejnë pasojat e shkaktuara nga trazirat e sotme gjeopolitike. Ata që janë drejtpërdrejt të ekspozuar ndaj luftës dhe konfliktit vuajnë më së shumti. Të tjerët ndjejnë pasiguri. Mënyra e tyre e jetesës është vënë në pikëpyetje; përditshmëria u është shkatërruar. Duhet të lirohen nga frika e luftës!”, theksoi Osmani në takimin me Shallenberg.

Ndër konkluzionet kryesore të takimit ishin ofrimi i mbështetjes për funksionalitetin e institucioneve të OSBE-së, të cilat ofrojnë mekanizma të ndryshëm në mbështetje të rivendosjes së paqes dhe sigurisë, parandalimit të konflikteve të ardhshme, si dhe nxitjen e bashkëpunimit në të gjithë OSBE-në.

Republika e Austrisë është partner i përhershëm i Maqedonisë së Veriut në OSBE dhe mbështetës i saj i fuqishëm dhe i zëshëm në integrimin evropian.

QËNDRONI TË LIDHUR