• e martë, 14 maj 2024

Aktivistja Greta Tunberg arrestohet në protestat në Hagë

Aktivistja Greta Tunberg arrestohet në protestat në Hagë

Amsterdam, 6 prill 2024 (MIA) - Aktivistja suedeze për ndryshimet klimatike, Greta Tunberg është arrestuar sot gjatë një proteste të madhe në Hagë të Holandës.

Përveç Tunbergut, policia lokale ka arrestuar edhe protestues tjerë që u përpoqën të bllokojnë rrugën kryesore, bëjnë të ditur mediat britanike.

Organizata "Extinction Rebellion" bëri të ditur më herët se sot do ta bllokojnë autostradën A12 në Hagë në shenjë proteste kundër mbështetjes qeveritare për industrinë e karburanteve fosile.

Nëntorin e kaluar, Tunberg mori pjesë në marshin për klimën në Amsterdam bashkë me dhjetëra mijëra njerëz.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR