Aktivistë projektuan fotografi të Trampit me Xhefri Epshtajn në kështjellën Vindzor
- Aktivistë që protestojnë kundër vizitës shtetërore të presidentit amerikan Donald Tramp në Britaninë e Madhe mbrëmë projektuan fotografi të tij me financierin e ndjerë Xhefri Epshtajn, i akuzuar për krime seksuale, në njërën nga kullat e Kështjellës Vindzor.
Vindzor, 17 shtator 2025 (MIA) - Aktivistë që protestojnë kundër vizitës shtetërore të presidentit amerikan Donald Tramp në Britaninë e Madhe mbrëmë projektuan fotografi të tij me financierin e ndjerë Xhefri Epshtajn, i akuzuar për krime seksuale, në njërën nga kullat e Kështjellës Vindzor.
Policia lokale kumtoi se ka arrestuar katër persona në lidhje me rastin.
Grupi aktivist britanik "Lead by Donkeys", emri i të cilit u shkrua gjatë projektimi, që zgjati disa minuta, shpesh organizon fushata humoristike për t'i thirur politikanët në përgjegjësi.
Epshtajn kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat për trafikim me vajza të mitura. Çështja u refuzua pas vdekjes së tij.
Javën e kaluar, ambasadori britanik në Uashington, Piter Mandelson, u shkarkua nga puna për shkak të lidhjeve të tij me Xhefri Epshtajn.
Presidenti amerikan është gjithashtu i përfshirë në skandalin, por ai mohon çdo përfshirje në krimet e supozuara të milionerit të ndjerë amerikan.
Mijëra njerëz pritet të protestojnë sot në Londër kundër vizitës së dytë shtetërore të Trampit në Britaninë e Madhe, gjatë së cilës ai planifikon të shmangë kryeqytetin dhe publicitetin në përgjithësi, sipas mediave.
Dhjetëra aktivistë u mblodhën para kKështjellës Vindzor dje pasdite - madje edhe para se aeroplani i presidentit amerikan të ulej në aeroportin Stansted.
Ekologët, gjithashtu, e ndërprenë darkën e organizuar nga një shoqatë e lidhur me Partinë Republikane të Trampit. Një aktivist akuzoi presidentin amerikan se po e udhëheq botën "në rrugën drejt fashizmit dhe kolapsit klimatik".
Sot, mbreti britanik Çarlls III dhe mbretëresha Kamilla duhet të mirëpresin Trampin dhe bashkëshorten e tij Melania në kështjellën Vindzor, rreth 35 kilometra në perëndim të Londrës. ls/
Foto: „Led by Donkeys“