Aktivistë palestinezë në Belgjikë shkatërruan pajisje ushtarake dedikuar Ukrainës
- Mbi 100 aktivistë palestinezë hynë në një depo për pajisje ushtarake në Belgjikë të hënën herët në mëngjes dhe shkaktuan dëm prej mbi 1,1 milion dollarëve të pajisjes ushtarake dedikuar për armatën ukrainase.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:55, 27 qershor, 2025
Bruksel, 27 qershor 2025 (MIA) - Mbi 100 aktivistë palestinezë hynë në një depo për pajisje ushtarake në Belgjikë të hënën herët në mëngjes dhe shkaktuan dëm prej mbi 1,1 milion dollarëve të pajisjes ushtarake dedikuar për armatën ukrainase.
Sulmi ndodhi rreth orës 4:50 të mëngjesit në depon e OIP Land Systems në qytetin Turne. Aktivistët janë anëtarë të lëvizjes "Stop armatimit të Izraelit", ndërsa gjatë bastisjes kanë thyer xhama, kanë shkruar grafite dhe kanë dëmtuar automjete blinduese me çekiçë.
Sipas kompanisë, pajisja e dëmtuar nuk ishte e dedikaur për armatën izraelite, por për forcat ukrainase të cilat po luftojnë kundër invazionit rus.
Kreu i kompanisë OIP Land Systems, Fredi Verslujs, deklaroi se sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, por edhe se pasojat do të kufizohen në "rreth një muaj vonesë në dërgimin e automjeteve në Ukrainë".
"Ne nuk i shitëm asgjë Izraelit. Vandalët hynë në depo dhe shkatërruan sasi të madhe të pajisjes", shtoi ai.
Přibližně 150 propalestinských aktivistů vniklo 23 června do skladů společnosti v belgickém Tournai a vandalizovalo obrněná vozidla… která byla určena pro Ukrajinu.
— 🍀Tomáš Doupal 🇨🇿 (@TomasDoupa39474) June 26, 2025
V rámci kampaně „Stop Arming Israel“ 150 „aktivistů“ zničilo kanceláře společnosti kladivy a poté se obrátilo ⬇️ pic.twitter.com/5Dfd86yqiD
OIP Land Systems është pjesë e OIP Land Systems, e cila është në pronësi të kompanisë izraelite mbrojtëse Elbit Systems. Edhe pse lidhja me pronësinë me Izraelin është publike, menaxhmenti thekson se ky filial belg nuk eksporton armë për armatën izraelite.
Lëvizja "Stop armatimit të Izraelit" pohon se ka identifikuar "dhjetë kompani belge të lidhura me industrinë ushtarake izraelite".
OIP Land Systems tashmë dërgoi qindra automjete të blinduara në Ukrainë prej se filloi invazioni rus në shkurt të vitit 2022. Fabrika në Turne është e njohur si një prej depove më të mëdha provate për armë në Evropë dhe është kyçe për furnizimin e forcave ukrainase me tanke dhe automjete të blinduara. ab/
Fotо: Skrinshot nga JuTjub