• e premte, 05 korrik 2024

Aktivistë ekologjik në Izrael kritikojnë Greta Tunbergun për solidarizimin e saj me Gazën

Aktivistë ekologjik në Izrael kritikojnë Greta Tunbergun për solidarizimin e saj me Gazën

Jerusalem, 22 tetor 2023 (MIA) - Një grup prej njëqind aktivistësh izraelitë për mbrojtje të mjedisit jetësor kanë nënshkruar një letër të hapur drejt Greta Tunbergut duke e dënuar për shprehjen “solidarizuese me Palestinën dhe Gazën”.

Nënshkruesit deklarojnë se tuitet dhe postimet e saja kanë qenë "tmerrësisht të njëanshme, të keqinformuara, sipërfaqësore dhe në kundërshtim të plotë" me aftësinë e saj për të hyrë më në detaje rreth çështjeve komplekse.

"A mendoni se Hamasi i mbron të drejtat dhe liritë e njeriut?" Mendoni përsëri”, thuhet në letër.

“Të shtunën më 7 tetor ndodhi një masakër brutale në Izrael. Deri tani kemi numëruar 1.400 trupa të foshnjave, fëmijëve, grave dhe burrave. Të gjithë të vrarë brutalisht, të djegur të gjallë, të torturuar para vdekjes, terroristët sulmuan shtëpitë e tyre në një festival muzikor dhe rastësisht në rrugë”, thuhet në letër.

Poashtu theksohet se janë kapur dhe marrë peng, duke përfshirë edhe foshnja nëntë muajsh, të moshuar dhe njerëz që janë të sëmurë rëndë, pa mjekim dhe ata me aftësi të kufizuara, ndërsa shumë të tjerë llogariten të zhdukur.

Greta ndërkohë ka fshirë një fotografi në të cilën ajo shihet me tre gra të tjera që mbanin pankarta me porosi për mbështetjeje për Palestinën dhe Gazën dhe një lodër oktapod që ndonjëherë përdoret si një simbol antisemitik, ndërsa më pas e ka zëvendësuar atë me një fotografi të ngjashme.

Ajo të shtunën në platformën X (ish-Tuiter) ka shkruar se kuptohet se është kundër sulmeve të tmerrshme të Hamasit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR