• e enjte, 04 dhjetor 2025

Aktive gjashtë zjarre, nën konroll katër

Aktive gjashtë zjarre, nën konroll katër

Shkup, 29 gusht 2025 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza informoi se ka gjashtë zjarre aktive, ndërsa katër janë nën kontroll. 

Aktive janë zjarret në fshatin Dobërdoll dhe Vrapçishtë në Komunën e Vrapçishtës ku po digjet bar i thatë, në fsahtin Kopanicë në komunën e Sarajit ku gjithashtu po digjet bar i thatë, si dhe nl fshatin Maglencë në Komunën e Nogoriçan e vjetër. Aktive ka zjarre dhe në Veles te fabrika "Kiro Quçuk" dhe në afërsi të Liqenit të Tikveshit, si dhe në Manastir saktësisht në vendin e quajtur Ergelë.

Nën kontroll janë zjarret në malin Kozhuf në Komunën e Gjevgjelisë, në fshatin Merovë dhe në fshatin Cerovë në komunën e Zhelinës dhe në Jasen.

Sipas të dhënave të QMK-së, deri në orë[n 18 në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 18 zjarre prej të cilave tetë janë shuar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR