• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Aktakuzë për 36 persona në rastin "Sindroma", dy grupe kriminale ndërmjetësuan për pensione të rreme invaliditeti

Aktakuzë për 36 persona në rastin

Shkup, 22 korrik 2025 (MIA) - Në kuadër të rastit "Sindroma", Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti aktakuzë kundër 36 personave, të dyshuar për një sërë krimesh që lidhen me ndërmjetësim të paligjshëm në fitimin e të drejtave për kujdes dhe pension invalidor të të tjerëve me një çmim prej 150 deri në 5.000 euro. Të pandehurit, përfshirë mjekë, një avokat dhe zyrtarë, vepruan përmes dy grupeve të organizuara kriminale, duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare për përfitim personal.

Siç njoftuan nga Prokuroria Themelore Publike, pas një procedure hetimore të filluar në fund të prillit të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti aktakuzë kundër 36 personave.

"Ekziston dyshimi i bazuar se dhjetë nga të pandehurit kanë kryer vepra penale, përkatësisht: Bashkimi kriminal, vepra penale - Dhënia e ryshfetit dhe vepra penale - Marrja e shpërblimit për ndikim të paligjshëm, pesë persona kanë kryer vepër penale Bashkimi kriminal dhe vepër penale - Marrja e ryshfetit, dy persona kanë kryer vepër penale Bashkimi kriminal dhe vepër penale - Marrja e shpërblimit për ndikim të paligjshëm, ndërsa 19 personat e tjerë akuzohen për kryerjen e veprës penale Dhënia e shpërblimit për ndikim të paligjshëm dhe vepër penale - Dhënia e ryshfetit", thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Sipas provave, të pandehurit u organizuan në dy grupe kriminale që, gjatë vitit 2023 dhe deri në prill 2024, ndërmjetësuan dhe lehtësuan në mënyrë të paligjshme fitimin e të drejtave për pensione kujdesi dhe invaliditeti për persona të tjerë, në këmbim të parave. Çmimi për këto shërbime varionte nga 150 deri në 5,000 euro, varësisht nga lloji dhe kohëzgjatja e së drejtës së ofruar.

Organizatorët dhe anëtarët e grupeve - përfshirë mjekë, një avokat dhe zyrtarë nga disa institucione publike - përdorën pozicionet e tyre zyrtare dhe ndikimin real për të lëshuar në mënyrë të paligjshme opinione dhe vendime mjekësore në favor të kërkuesve të së drejtës. Në këtë mënyrë, u anashkaluan dispozitat e Ligjit për mbrojtje sociale.

"Gjatë procedurës së deritanishme, 13 të pandehur kanë lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorinë dhe në bazë të tyre, Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shpallur vendime me të cilat të pandehurës së parë i është shqiptuar dënimi unik me burg prej tre vjetësh e gjashtë muajsh për veprën penale bashkim kriminal, veprën penale dhënie ryshfeti dhe veprën penale marrje ryshfeti, si dhe i janë marrë 15.000 euro të fituara në mënyrë të paligjshme, ndërsa të tjerëve që kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë u është shqiptuar masa alternative - dënime me kusht me burgim prej 1 deri në 2 vjet, i cili dënim me burg nuk do të ekzekutohet nëse të pandehurit nuk kryejnë vepër të re penale brenda tre ose pesë viteve, njërit prej tyre i është privuar interesi pronësor që ka lindur si rezultat i kryerjes së veprës penale - kompensim për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër në shumën totale prej 36.520,00 denarësh, ndërsa një personi i është privuar interesi pronësor i fituar në mënyrë të paligjshme prej 2.360 eurosh dhe 81.000 denarësh", shpjegojnë nga atje.

Ata shtojnë se me aktakuzën, prokurori publik i propozoi gjykatës që masat e sigurisë të vendosura tashmë ndaj të pandehurve të zgjaten - paraburgimi për pesë persona dhe arresti shtëpiak për pesë persona, si dhe masa kujdesi për të pandehurit e tjerë. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR