• e premte, 05 dhjetor 2025

Aktakuzë kundër grupit të organizuar kriminal për vepra të rënda penale, duke përfshirë vrasje, zhvatje dhe vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme

Aktakuzë kundër grupit të organizuar kriminal për vepra të rënda penale, duke përfshirë vrasje, zhvatje dhe vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme

Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Pas një procedure të zbatuar hetuese themelore dhe të vazhdueshme, Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te Gjykata Themelore Penale ka ngritur Aktakuzë kundër nëntë personave - pjesëtarë të grupit të organizuar kriminel "Bellanoca - Baron". Në koordinim me organet e përndjekjes, janë siguruar dëshmi voluminoze dhe relevante në bazë të të cilave të pandehurit ngarkohen me më shumë vepra penale të kryera në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, ndër të cilët edhe shtatë vrasje.

Prokuroria, siç informoi paraprakisht në brifingun për mediat, lënda "Bunker" është punuar më shumë se një vit dhe bëhet fjalë për grup jashtëzakonisht serioz kriminel me strukturë serioze dhe shoqërim kriminel, të cilët përmes aktiviteteve dhe veprimeve të tyre e kanë rrezikuar jetën e njerëzve. Nga Prokuroria, theksojnë se ky është një nga grupet më serioze kriminele kundër të cilëve është vepruar deri më tani dhe janë të ndërlidhur me disa grupe të tjera të njohura kriminele.

Në lëndën "Bunker" ka dy nëngrupe, njëra prej të cilave për katër vrasje, dy prej të cilave vrasje çift. Motivet janë të ndryshke, por të gjitha janë me porosi nga arsye të ndryshme, hakmarrje, luftë për pushtet dhe me rrezikim të një numri të madhe njerëzish. Vrasja më e vjetër është nga viti 2014, ndëra më të zëshëm janë vrasjet në "Shisha bar" në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe vrasja në Hanioti, në Greqinë fqinje.

Nëngrupi i dytë ka tre vrasje të veçanta, porositës i të cilave është një person nga burgu. Njëra është vrasje e dyfishtë, për të cilat dy janë në arrati. ky grup, siç është theksuar në brifing, fillimisht udhëhiqet nga mashtrime dhe djegie të objekteve, si mënyrë që të shfaqet serioziteti i kërcënimeve. Ka edhe djegie të veturave, të cilat janë porositur nga burgu, ndërsa i kryejnë persona të rinj nga jashtë, për pak para.

Aktakuza është kundër nëntë personave, plus shtatë janë në arrati dhe hetimi për ta është ndërprerë. Për më tepër, hetimi është zgjeruar për të përfshirë katër persona të tjerë, bashkëpunëtorë në vrasje dhe dy për një vrasje të re, për të cilët Prokuroria kishte informuar më parë.

Prokuroria, në një deklaratë për mediat, informoi se gjatë vitit 2020, tre të pandehurit kryesorë krijuan një grup të organizuar kriminal me qëllim kryerjen e krimeve të rënda - kryesisht vrasje dhe akte të tjera të dhunshme. Organizatorët e grupit morën vendime dhe dhanë udhëzime specifike mbi objektivat, vendet dhe metodat e likuidimit të individëve, kryesisht nga grupi kriminal kundërshtar. Ata vepronin me një ndarje të qartë rolesh dhe planet u zbatuan nga anëtarë të tjerë - të paditur, të ndjerë ose të padisponueshëm për agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe nga disa individë të paidentifikuar.

Sipas dëshmive të mbledhura, disa nga të pandehurit janë të lidhur me vrasjet e mëposhtme të kryera me urdhër dhe organizim të grupit:
– Vrasja e Ibrahim Ajdinit në gusht të vitit 2020: I pandehuri i parë, në emër të lëvizjes radikale, ofroi dhe pagoi 10.000 euro për vrasjen, i motivuar nga dyshimi se viktima po bashkëpunonte me institucionet në rastin "Monstra". Viktima është qëlluar në shtëpinë e tij, me një plumb në kokë. Autorët kanë marrë dëshmi dhe janë larguar me vrap.

 – Vrasja e Xhelal Ibraimit - janar 2023: Organizuar nga grupi si hakmarrje për ofendim personal ndaj të akuzuarit të parë. Vrasja është kryer në shtëpinë e viktimës, me disa të shtëna. I janë paguar 20.000 euro pjesëmarrësit në sulm.

– Vrsja e dyfishtë e Jeton Krivanjevës dhe Enes Iseinovit – mars 2023: E kryer so hakmarrje për vrasjet e mëparshme. I akuzuari i parë siguroi 250.000 euro dhe drejtime konkrete. Sulmi ishte posaçërisht brutal, i kryer në një objekt afarist, me të shtëna nga afër. Sulmuesit më pas e dogjën automjetin dhe morën mbështetje logjistike për ikje.

– Vrasja e Orhan Bajramit (Oki) – Korrik 2023: Kryer në Greqi, në një resort luksoz. Viktima ishte ndjekur përmes vendkalimeve legale dhe ilegale. Sulmi ishte kryer nga dy sulmues të maskuar të cilët shtien me 19 plumba, duke shkaktuar tre plagë vdekjeprurëse tek viktima dhe plagosje të rëndë tek personi tjetër.
Në vitin 2021, i akuzuari i gjashtë me dy të dyshuar formuan grup të ri kriminel, i fokusuar në vrasje nga hakmarrja dhe likuidim të anëtarëve të strukturave të tjera kriminele dhe atë:

– Vrasja e Kamer Idrizit (Bundes) – maj 2021: E kryer nga i akuzuari i gjashtë dhe persona të tjerë, me 57 plumba të gjuajtur. Viktima ishte cak i hakmarrjes për vdekjen e një të afërmi të njërit prej organizatorëve.

– Vrasja e Abdul Bastri Ibraimovskit – korrik 2024: E kryer për shkak të raporteve të çrregulluara dhe konflikteve të mëparshme. Në sulm janë përdorur pushkë automatike. Viktima vdiq, ndërsa personi tjetër ishte plagosur rëndë, më vonë ndërroi jetë.

– Vrasja e Ibraim Ismaili Abic: E kryer në Hasanbeg nga i akuzuari i parë, vëllai i tij dhe i akuzuari i tetë. Ishin gjuajtur 65 plumba.

Plotësisht në aktakuzë janë përmbajtur veprime në të cilat disa nga të akuzuarit, si porositës apo kryes, kanë shkaktuar djegie të automjeteve të personave zyrtarë të INP Idrizovë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, me qëllim të parandalimit të veprimeve zyrtare, ndërsa disa nga të akuzuarit kanë organizuar zhvatje të parave nga ndërmarrje, me kërcënime, sulme fizike dhe djegie të objekteve.

Nga Prokuroria informojnë se më 20 dhjetor të vitit 2024, gjatë bastisjes së pronës lidhur me të pandehurin e parë, janë gjetur tre granata dore, TNT shpërthyes, një pushkë gjysmëautomatike dhe gëzhoja nga municioni.

Në bazë të veprimeve të përshkruara shtatë persona akuzohen për kryerjen e veprës penale Shoqatë Kriminale dhe disa vrasje si bashkëpjesëmarrës, nxitës ose kryerës, prej tyre katër persona kanë kryer edhe vepra penale zhvatje, ndërsa pesë edhe vepra penale krime të rënda ndaj sigurisë së përgjithshme. Një person është akuzuar për vepër penale të kryer vrasje, ndërsa një për vepër penale zhvatje. I dyshuari i parë akuzohet edhe për veprën penale prodhim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë.

Duke i marrë parasysh rrethanat prokurori publik i lëndës kërkoi vazhdimin e masave të caktuara paraprake dhe konfiskimin e sendeve të sekuestruara që janë me origjinë nga vepra penale.

Nga PTHP NKOK, theksojnë se për hetimin ka ndihmuar shumë sistemi "selebriti" për nxjerrjen e të dhënave nga telefoni dhe pajisjet elektronike, i cili është donacion nga ambasada e SHBA-së.

Pa pajisje të tillë nuk mund të ndiqet një krim i tillë, sepse, siç theksojnë,  pajisjet dhe telefonat e sekuestruara gjatë hetimit dhe ekspertizës së tyre kanë nxjerrë të dhëna jashtëzakonisht të rëndësishme që kanë qenë në ndihmë të hetimit.

Siç theksojnë në brifing me mediat, nga Prokuroria, janë përballur me rezistencë nga çdo aspekt dhe sfidë për sigurimin e provave dhe kryerjes së bastisjeve, duke theksuar se madje kanë gjetur mënyrë të koordinimit dhe përmes burgut në periudhën nga viti 2020 deri më 2024, ndërsa nga ndjekja e komunikimeve të grupeve ata sikur kanë dashur të tregojnë se kanë ndikim dhe lidhje në të gjitha fushat.

"Kudo që përmendet punonjës policor ata ishin dhënë në procedurë të mëtejshme deri te kontrolli i brendshëm për ndjekje. Deri në këtë moment janë dy persona për të cilët analizohet. Nëse çështja rezulton e konfirmuar, do të veprojmë", theksojnë nga prokuroria.

Nga PTHP NKOK, në këtë kontekst, theksojnë se në periudhën e kaluar janë dorëzuar më shumë se 35 aktakuza ndaj policisë së burgut për raste të ndryshme. Edhe pse, siç thonë, nuk dëshmohet ryshferi i drejtpërdrejtë, prokuroria i ndjek për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe punës në shërbim. mb/ab/sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR