• e martë, 24 shtator 2024

Aksjonov: Dy predha u rrëzuan mbi Ngushticën e Kerçenit, ura e Krimesë nuk është dëmtuar

Aksjonov: Dy predha u rrëzuan mbi Ngushticën e Kerçenit, ura e Krimesë nuk është dëmtuar

Moskë, 12 gusht 2023 (MIA) - Guvernatori i krimesë, Sergej Aksjonov sot deklaroi se mbrojtja kundër ajrore ruse ka rrëzuar dy predha në afërsi të Ngushticës së Kerçenit.

Në deklaratë të publikuar në Telegram, Aksjonoc thotë se ura e Krimesë, të cilën Ukraina vazhdimisht e sulmon, nuk është dëmtuar.

Këshilltari i Aksjonovit, Oleg Krjuçkov deklaroi se perdja e tymit rreth urës dhe komunikacioni, i cili kohë pas kohe ishte ndërprerë, së shpejti do të ripërtërihen.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Kievi ka tentuar ta sulmojë urën e krimesë me raketa S-200, por se nuk ka viktima apo dëme materiale. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR