• e mërkurë, 11 shkurt 2026

Aksios: Trampi thotë se marrëveshja gjithëpërfshirëse e paqes është zgjidhje më e mirë sesa armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë

Aksios: Trampi thotë se marrëveshja gjithëpërfshirëse e paqes është zgjidhje më e mirë sesa armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë

 Uashington, 16 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, gjatë bisedës së sotme telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe liderët e Bashkimit Evropian, deklaroi se arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse paqeje me Rusinë është një zgjidhje më e mirë sesa një armëpushim i përkohshëm, raportoi portali amerikan Aksios, duke cituar një burim të njohur me bisedën.

 Sipas  Barad Ravid, gazetar i Aksiosit, Trampi pjesëmarrësve në bisedë u ka bërë të ditur se Presidenti rus Vladimir Putini nuk ishte i interesuar për një armëpushim, por për një zgjidhje të përhershme që do t'i jepte fund luftës.

 "Një marrëveshje e shpejtë paqeje është më e mirë se një armëpushim", e citoi Aksiosi atë që e ka thënë Trampi në bisedën telefonike.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR