Aksios: Po avancojnë negociatat për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
- Negociatat paqësore mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë arritur progres të rëndësishëm në 24 orët e fundit, por administrata e presidentit amerikan Xho Bajden ende nuk ka arritur marrëveshje përfundimtare me asnjërën palë, njoftoi sot portali Aksios, duke cituar dy përfaqësues amerikan.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:37, 31 tetor, 2024
Uashington, 31 tetor 2024 (MIA) - Negociatat paqësore mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë arritur progres të rëndësishëm në 24 orët e fundit, por administrata e presidentit amerikan Xho Bajden ende nuk ka arritur marrëveshje përfundimtare me asnjërën palë, njoftoi sot portali Aksios, duke cituar dy përfaqësues amerikan.
Siç thuhet, marrëveshja për armëpushim mund të vendos fundin e konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut dhe ndjeshëm ta depërshkallëzoj luftën rajonale të Lindjes së Mesme.
Zyrtari amerikan tha se vizita e këshilltarit të Bajdenit, Amos Hohshtajn në Bejrut javën e kaluar kontribuoi në përparimin e negociatave.
Hohshtajn të mërkurën udhëton për Izrael së bashku me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Bret Mekgurk.
Para largimit foli me kryeministrin libanez Naxhib Mikati i cili deklaroi se Hohshtajn ka thënë se "situata sot është më e mirë se dje". Mikati shpreson se do të arrihet një armëpushim në orët ose ditët në vijim dhe pret që Hohshtajn të kthehet në Bejrut deri në fund të javës.
Servisi publik izraelit, Kan publikoi një draft të marrëveshjes së armëpushimit të 26 tetorit. Në draft-marrëveshje përshkruhet angazhimi i Izraelit dhe qeverisë libaneze për të ndërmarrë hapa drejt zbatimit të plotë të rezolutës 1701 të KB-së e cila i dha fund luftës së vitit 2006 në Liban. Marrëveshja parashikon që armata libaneze dhe UNIFIL do të jenë grupet e vetme të armatosura të dislokuara në Libanin jugor, ndërsa shitja ose furnizimi me armë do të lejohet vetëm për armatën libaneze. Gjatë periudhës 60-ditore të zbatimit, armata libaneze do të heqë të gjithë infrastrukturën ushtarake që nuk është nën kontrollin e qeverisë së Libanit. qa/
Foto: arkivi i MIA-s