• e diel, 25 janar 2026

Aksios: Negociatat në Abu Dabi dukshëm i afruan qëndrimet për takim mes Putinit dhe Zelenskit

Aksios: Negociatat në Abu Dabi dukshëm i afruan qëndrimet për takim mes Putinit dhe Zelenskit

Uashington, 25 janar 2026 (MIA) - Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi e hapën rrugën për takim mes presidentit rus dhe atij ukrainas, Vlladimir Putin dhe Volodimir Zelenski, në një të ardhme të afërt, kumtoi portali amerikan Aksios, duke iu referuar deklaratës së një funksionari amerikan.

"Takimi në Abu Dabi ishte hap kyç drejt kalimit në fazën e ardhshme të negociatave. Jemi shumë afër një takimi mes Putinit dhe Zelenskit", tha funksionari.

Ai shtoi se nëse arrihet përparim më i madh gjatë takimit të ardhshëm trepalësh në Abu Dabi, kjo do të mund të çonte drejt një takimi të palëve në Moskë apo Kiev, diçka që nuk ka ndodhur me vite.

"Konsiderojmë se ato takime duhet të mbahen para takimit mes liderëve. Nuk mendojmë se jemi larg kësaj. Nëse vazhdojmë sipas rrugës së tanishme, do të arrijmë drejt asaj pike", tha funksionari anonim i njohur me negociatat.

Ai deklaroi se raundi i ardhshëm pritet të mbahet të dielën më 1 shkurt.

Bisedimet trepalëshe mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dabi ishin "produktive" dhe ishte arritur përparim, kumtuan përfaqësuesit amerikanë.

"Edhe Putini edhe zelenski u dakorduan t'i dërgojnë negociuesit e tyre. Kjo tregon se ata besojnë se mund të arrihet përparim", tha një prëfaqësues amerikan.

Takimet filluan të premten dhe vazhduan dje, me takim të ndërmjetësve amerikanë me negociuesit rusë dhe ukrainas, ndërsa më pas edhe prëfaqësuesit ukrainas biseduan drejtpërdrejtë, pa prani të amerikanëve, kumtuan përfaqësuesit ukrainas.

Në delegacionin amerikan ishon tëp dërguarit e Trampit, Uitkof, Kushner dhe Xhosh Gruenbaum, sekretari i Armatës, Den Driskol dhe komandanti suprem i NATO-s për Evropë, Aleksus Grinkeviç.

Delegacionin ukrainas e kryesonte shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Kirilo Budanov, këshilltari për siguri nacionale, Rustem Umerov, shefi i Shtatmadhorisë ukrainase, Andrij Gnatov dhe këshilltarët e Zelenskit, Sergej Kislica dhe David Arahamia. Delegacionin rus e kryesonte admirali Igor Kostjukov, shef i shërbimit zbulues ushtarak rus.

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR