• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Aksios: Izraeli për disa ditë do të fillojë hakmarrjen ndaj Iranit

Aksios: Izraeli për disa ditë do të fillojë hakmarrjen ndaj Iranit

Tel Aviv, 2 tetor 2024 (MIA) - Autoritetet izraelite për portalin "Aksios" deklaruan se në periudhën prej disa ditësh Izraeli do të fillojë "hakmarrje" për sulmet iraniane me raketa dhe se objektiva mund të jenë impiantet e naftës, por edhe lokacionet e tjera strategjike. 

Irani u kërcënua të sulmojë përsëri Izraelin nëse vendi u përgjigjet gati 200 raketave që Irani lansoi ​​mbrëmë.

Autoritetet izraelite vlerësojnë se derisa kjo po ndodh, "të gjitha opsionet do të jenë në tavolinë", përfshirë edhe sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit. 

"Çështja e madhe është se si iranianët do t'i përgjigjen sulmit, por e marrim parasysh mundësinë që ata të jenë gati për çdo gjë, që do të thotë se do të pasojë një lojë shumë ndryshe", deklaroi zyrtari izraelit. 

Shumë zyrtarë izraelitë përmendin objektet e naftës iraniane si një objektiv të mundshëm, por disa thonë se janë të mundshme edhe vrasje saktë të zgjedhura dhe shkatërrim i sistemeve për mbrojtje ajrore të Iranit.

Përgjigja e Izraelit mund të përfshijë sulme ajrore nga aeroplanë ushtarakë, si dhe operacione sekrete të ngjajshme me ato, në të cilat lideri politik i Hamasit, Ismail Hanija, u vra në Teheran dy muaj më parë. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR