Aksios: Armata izraelite filloi ofensivë tokësore për marrjen e qytetit Gazë
- – Armata izraelite sot filloi ofensivë tokësore për marrjen e qytetit Gazë, njoftoi ueb-faqja Aksios, duke iu referuar disa përfaqësuesve izraelitë.
- Post By Fitore Curri
- 08:09, 16 shtator, 2025
Gazë, 16 shtator 2025 (MIA) – Armata izraelite sot filloi ofensivë tokësore për marrjen e qytetit Gazë, njoftoi ueb-faqja Aksios, duke iu referuar disa përfaqësuesve izraelitë.
Javën e kaluar, Izraeli filloi sulm ajror ndaj liderëve të Hamasit në Katar, duke e përshkallëzuar konfliktin në Gazë, i cili gjithnjë e më shumë ndikon në pjesët tjera të Lindjes së Mesme.
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Izrael Kac deklaroi sot se “Gaza po digjet” pas sulmeve të fuqishme mbi Gazë gjatë natës.
Sekretari shtetëror i SHBA-së, Marko Rubio, duke folur me gazetarët para largimit nga Izraeli për Katar, tha se ofensiva ka filluar.
“Izraelitët filluan operacione aty. Për këtë vlerësojmë se kemi periudhë shumë të shkurtër kohore në të cilën mund të arrihet marrëveshje”, tha Rubio. “Nuk na mbeten muaj, sipas gjitha gjasave kemi ditë, ndoshta edhe disa javë”.
Banorët palestinezë raportuan sulme të fuqishme përgjatë qytetit. Një nga sulmet goditi të paktën tri shtëpi në pjesën jugperëndimore të qytetit, thanë ata. Personat mjekësorë kërkuan të mbijetuar në rrënojat.
Ushtria izraelite me orë nuk u përgjigj në pyetjet nëse ka filluar ofensiva.
Edhe Netanjahu edhe Rubio deklaruan se mënyra e vetme që t’i jepet fund konfliktit në Gazë është me eliminimin e Hamasit dhe lirimin e 48 pengjeve të tjera – prej të cilëve besohet se rreth 20 janë të gjallë – duke hedhur poshtë thirrjet për armëpushim të përkohshëm në interes të përfundimit urgjent të konfliktit.
Hamasi njoftoi se do t’i lirojë pengjet e tjera vetëm në këmbim për të burgosurit palestinez, armëpushim i përhershëm dhe tërheqje e Izraelit nga Gaza. fc/
Foto: EPA