Aksident i rëndë në autostradën Shtip-Radovish, ka viktima
- Një furgon që transportonte punëtorë mëngjesin e sotëm ka rrëshqitur nga ura e lumit Balatiliska në autostradën Shtip-Radovish. Sipas informatave të para, ka viktima dhe të lënduar.
- Post By Fami Bajrami
- 09:24, 12 shtator, 2025
Shtip, 12 shtator 2025 (MIA) – Një furgon që transportonte punëtorë mëngjesin e sotëm ka rrëshqitur nga ura e lumit Balatiliska në autostradën Shtip-Radovish. Sipas informatave të para, ka viktima dhe të lënduar.

Në vendngjarje për momentin ndodhen dy automjete të Ndihmës së shpejtë, një ekip zjarrfikësish nga NJTKZ-Shtip dhe nëpunës policor nga Stacioni policor në Shtip. Detaje rreth këtij aksidenti të rëndë priten gjatë ditës.

Foto: MIA