• e diel, 22 dhjetor 2024

Ajatollahu Hamnei u bëri thirrje vendeve islamike të ndërpresin të gjitha lidhjet me Izraelin

Ajatollahu Hamnei u bëri thirrje vendeve islamike të ndërpresin të gjitha lidhjet me Izraelin

Teheran, 23 janar 2024 (MIA) - Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei sot u bëri thirrje vendeve islamike në mbarë botën që të ndërpresin të gjitha lidhjet me Izraelin në vend që ta ndihmojnë atë.

"Detyra e të gjitha vendeve islamike është prerja e çdo arterie të regjimit sionist izraelit. Ata duhet të ndërpresin lidhjet e tyre politike dhe ekonomike me Izraelin në vend që ta ndihmojnë atë", deklaroi Hamnei për agjencinë iraniane të lajmeve IRNA.

Ai theksoi se pikëpamjet dhe deklaratat e përfaqësuesve të vendeve islame ndonjëherë janë të gabuara.

"Ata flasin për armëpushim, por tani është në duart e tyre, në duart e sionistëve. Vendet islamike duhet të përdorin atë që kanë", tha lideri suprem iranian. qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR