• e mërkurë, 03 korrik 2024

Ajatollahu Hamnei drejtuar Hanias: Irani nuk do të përfshihet direkt në luftën në Gaza

Ajatollahu Hamnei drejtuar Hanias: Irani nuk do të përfshihet direkt në luftën në Gaza

Teheran, 15 nëntor 2023 (MIA) - Lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Hamnei, sot grupit militant palestinez Hamas i kumtoi se Irani nuk do të hyjë në luftë kundër Izraelit në emrin e tyre.

"Jo nuk paralajmëruat për sulmin tuaj ndaj Izraelit më 7 tetor dhe ne nuk do të hyjmë në luftë në emrin tuaj", transmetojnë mediat britanike për porosinë.

Mediat britanike citojnë "tre funksionarë të lartë" të cilët citojnë se Hamnei i ka thënë Hanias se edhe pse Irani jep mbështetje politike për Hamasin, "vendi nuk do të ndërhyjë direkt".

Lideri iranian, gjoja, ka kërkuar nga Hania t'i "ndalë zërat" në Hamas të cilët i bëjnë thirrje Iranit dhe Hezbollahut "me forcë të plotë" direkt të përfshihen në luftën kundër Izraelit, transmeton "Tajms of Izrael". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR