• e premte, 05 dhjetor 2025

Ajatollah Ali Hamnei hedh poshtë thirrjen e Trampit për dorëzim pa kushte të Iranit

Ajatollah Ali Hamnei hedh poshtë thirrjen e Trampit për dorëzim pa kushte të Iranit

Teheran, 18 qershor 2025 (MIA) - Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Hamnei në fjalimin televiziv drejtuar kombit tha se vendi i tij nuk do ta pranojë thirrjen e presidentit amerikan Donald Tramp për dorëzim pa kushte.

Ai theksoi se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane padyshim që do të shkaktonte dëme të pariparueshme.

"Kombi iranian qëndron i vendosur kundër luftës së imponuar, ashtu siç do të qëndrojë i vendosur kundër paqes së imponuar. Irani nuk do t'i dorëzohet askujt dhe as nuk do të pranojë ndonjë imponim", tha Hamnei.

Ai tha se deklaratat “kërcënuese” të presidentit amerikan janë “qesharake”.

"Njerëzit inteligjentë që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do të flasin kurrë me gjuhën kërcënuese ndaj këtij kombi, sepse kombi iranian nuk do të dorëzohet dhe amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane padyshim që do të shoqërohet me dëme të pariparueshme", tha lideri suprem iranian.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR