• e hënë, 30 dhjetor 2024

AI: Izraeli shkatërroi lagje të tëra në Gazë

AI: Izraeli shkatërroi lagje të tëra në Gazë

Londër, 6 shtator, 2024 (MIA) - Organizata joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Amnesti interneshënëll" (Amnesty International) kumtoi se Izraeli ka shkatërruar ilegalisht tokat bujqësore dhe ndërtesat civile përgjatë kufirit lindor të Rripit të Gazës. Një shkatërrim i tillë duhet të hetohet nën akuzat për krime lufte.

AI deklaron se armata izraelite ka shkatërruar ilegalisht toka bujqësore dhe ndërtesa civile duke përdorur buldozerë dhe eksplozivë, pas çka shkatërruan lagje të tëra, duke përfshirë shtëpi, shkolla dhe xhamia.

Përkundër rezolutës së KB-së për një armëpushim, Izraeli nga 7 tetori i vitit të kaluari ka kryer sulme të vazhdueshme në Rripin e Gazës, në të cilat jetën kanë humbur pothuajse 40.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa pothuajse 94.400 janë plagosur. Bllokada e përhershme e enklavës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli po përballet me akuza për gjenocid në Rripin e Gazës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. rq/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR