• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ahmeti: Fronti proevropian një rast historik për gjeneratat e reja, mos ta lëshojmë momentin

Ahmeti: Fronti proevropian një rast historik për gjeneratat e reja, mos ta lëshojmë momentin

 

Shkup, 4 shkurt 2023

 

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Tearcës. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalim rasti kanë mbajtur edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, drejtori Shaban Mehmeti si dhe kryetari i degës së BDI në Tearcë njëherit edhe kryetar komune, Nuhi Neziri.

 

Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së

 

U bënë disa javë që jam në takime me njerëz, pasi Pandemia na bëri të mos takohemi me takime tradicionale. Artani e tha se ka shumë frikësime në këto situate shumë të rëndësishme gjeostrategjike dhe në vazhdimësi BDI ka qenë në veprim në procese të rëndësishme por gjithmonë ka dalë forca kundërshtuese që kanë aluduar se ky vend do të shitet, do të bëhet Shqipëri, i di unë këto fjalë e këto supozime. Ne nuk jemi patericë e askujt, por sot bashkëqeverisim me LSDM siç kemi qeveris dhe me VMRO-në, kemi qenë vendimmarrës për punë të rëndësishme. Mbyllën problematikën me palën greke, me Bullgarinë, ndaj Artan, unë as e ofendova Mickoskin por dhashë vetëm një deklaratë që ai e ka pa luftën veç në televizor, e kam thirr që të jetë pjesë e një fronti paqësor, për të një ardhmëri më të mirë në këtë vend. Këtë mision për një jetë më të mirë mund ta bëjmë vetëm duke u bashkuar pro BE. Unë i takoj gjeneratës së torturave për mendim të lirë, sot e kemi mendimin e lirë, por sot na duhet mendim kualitativ, për bashkim, pajtim e për të bë më të mirën. Ky është një mision, një moment historik, sepse duke u kyçur në këtë front i shërbejmë ardhmërisë, ndaj unë, Talati dhe të tjerët e dimë se e ardhmja i përket rinisë, ndaj përkrahim gjeneratat e reja, e jo ti zëmë karriget dhe të mos avancojmë të tjerët. Ky është realiteti, neve na duhet bashkim. Unë 20 vite kam investuar që shqiptarët të bashkohen dhe të numërojmë të arriturat bashkërisht, sepse të mirat tona në me gjak e me djersë i kemi fituar, askush nuk na i fali dhuratë. Fajin mos ta kërkojmë tek të tjerët por tek vetja, ndaj mos bini ne gracka për ndarje, mos realizoni dëshira të armiqve tanë. Unë jam për veting, sepse me hyrje në BE u japim fund të këqijave, duke filluar nga emigracioni e deri tek cilësia jetësore me standarde më të mira, ndaj lëreni të kaluarën por bashkohuni dhe forcohuni. Sot është koha e modernizimit, që të ju japim përparësi meritorëve, sepse sot ecët me cilësi përpara. Në Evropë hyhet me cilësi, tha Ahmeti.

 

Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë

 

Të dashur qytetarë, ju jeni mbështetës të frymës Ahmetiane. Fenomeni Ahmetist, që fiton lufta, paqe dhe zgjedhje për 22 vite me radhë, Frymë që gjatë tërë kohës luftoj për liri dhe barazi dhe solli paq e barazi. Solli përfaqësim, flamur, gjuhë, universitet, kryetar kuvendi shqiptarë, deputet, ministra, drejtorë, gjykatës e ekspert. Më tha Edi Rama, unë e mora Ali Ahmetin vesh pas 15 viteve dhe i thash hallall! BDI ndër vite ka kryer punët e veta, asgjë nuk filloj me Artan Grubin e as me ndonjë tjetër prej nesh, por vazhduam punët që nisën dje, dikur prej të tjerëve. Shumë projekte në të mirë të shqiptarëve, kemi mbështetur, kemi përkrahur dhe kemi siguruar mjete brenda ditës. Isha deputet dhe nuk flisnin Bujari e Visari, ndërmjetësoja unë në biseda dhe siguruam 2 milion euro për çerdhen e Cairit. Ndamë fonde për Cairin, kthyem e rigjeneruam projekte. Nga gjithë kjo punë që bëjmë po na dalin grupe, dikush me barut të lagur e dikush me kallasha lodër, që janë keqpërdorues, por ne jemi grup Ahmetist, grupi i Ali Ahmetit që vazhdon punën disa dekadëshe. Grup që lufton hajninë, korrupsionin, keqpërdorimin, frymën pro ruse, izoluse, Anti NATO, Anti BE, ndaj mos u bëni mashë e tjetër kujt por bashkohuni me Ali Ahmetit. Mos ju besoni atyre që ju frikësojnë, por atyre që punojnë. Nuk jetohet me frikë, sepse ngelemi ne regres teksa të tjerët ecin përpara. U bë marrëveshja e Ohrit, u bë NATO, tani duhet të bëhet BE, të ndalohet migrimi, të përmirësojmë kushtet përqqytetarët tanë. Ne jemi Ahmetist, ndaj ejani dhe bashkohuni me neve, theksoi Grubi.

 

Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë

 

Atë të cilën e tha Agimi unë do e kisha vazhduar vetëm me disa të dhëna, U menaxhua pandemia, kriza energjetike, kemi realizuar projekte, dhe ashtu nuk mori merita të përvetshme, sepse vizioni i Ali Ahmetit është që të realizohet programi i BDI-së jo duke i personalizuar projektet, port ë shërbejmë për qytetarët ashtu siç e meritojnë. Secili projekt i realizuar nga institucionet qendrore, e ka vulën e qytetareve në vendin tonë, por dhe mbështetjen e z. Grubi, e them këtë sepse në bazë ditore unë me koleget ministra, jemi në koordinim me zv/kryeministrin Grubi. Nuk duhet krijojmë njerëz që dikush neve të na ketë neve borxh nesër, por për të realizuar projekte që janë pjesë e platformës së BDI-së, sepse puna jonë është përgjegjësi. Mos besoni kur thonë se punën ua kryej unë ose ai tjetri, besoni Ali Ahmetit dhe ideve të tij, sepse vetëm ashtu fitoni sot dhe në të ardhmen, sqaroi Bekteshi.

 

Shaban Memeti – drejtor i Institutit të shëndetit publik

 

Bashkëbisedimi me qytetarët është një praktike tradicionale e BDI-së , që u ndal shkaku i Pandemisë një kohë. Marrëveshja e Ohrit, Universitetet, gjuha, përfaqësimi dhe shumë punë tjera mbajnë vulën e Ali Ahmetit. Kanalizimi dhe ujësjellësi, ndërtimi i shkollave, sallave të sporteve, janë disa nga projektet që BDI kreu në komunën tonë, ndaj tash na duhet përkrahje dhe vlera të përbashkëta drejt rrugëtimit tonë për në Bashkimin Evropian, vlerësoi Memeti.

 

Ajshe Selmani – kryetare e Forumit të Gruas, dega Tearcë

 

Zhvillimet politike në vend po marrin kahen e duhur. Jemi drejt rrugës për anëtarësim në BE. Natyrisht BE punon për një standard më të mirë për të gjithë, ndaj duhet plotësuar kriteret dhe të punojmë fort drejt realizimit të këtyre qëllimeve. Shtyllë e fortë në botën perëndimore janë edhe gratë, ndaj janë nënat dhe gjyshet tona të cilat me vetëmohim ndërtuan dhe rriten breza të tëra. Nënat janë dhurues të jetës, por edhe motivim për brezat e rinj, ndaj sot kemi nje model të ngritur të gruas shqiptare që merr përsipër punë me përgjegjësi dhe po luftojnë paragjykime. Pas luftës së vitit 2001 u përforcua figura e gruas shqiptare dhe ishte pikërisht BDI dhe Ali Ahmeti që avancoi gratë shqiptare në vend, duke nisur nga deputetja e parë femër shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë. Sot femra shqiptare po udhëheq me pozita shtetërore që dikush as në ëndërr nuk i kemi parë. Ndaj gratë tona duhet dhënë mesazhin e duhur, se dora që përkund djepin di të udhëheq edhe shtete. Prej gruas zë fill jeta dhe ndërtohet një shoqëri më të mirë, dhe kështu duke u bërë bashkë të gjithë fuqizojmë vlerat euro-atlantike, nënvizoi Selmani.

 

Nuhi Neziri – kryetar i Komunës së Tearcës

 

Koshientë të sfidave dhe angazhimit strategjik ndaj kërkesave të qytetarëve, ne u ballafaquam me shumë sfida, si kriza ekonomike, energjetike por arritëm te menaxhojmë mirë më të gjitha këto pengesa. Arritëm projekte kapitale, si çerdhe për fëmije, hapësira rekreacioni, rinovuam shumë shkolla, salla, infrastrukturë rrugë dhe kanalizime, realizuam sistemin e mbyllur për vaditje të tokës bujqësore, stacion filtrimi për ujë të pijshëm, asfaltuam dhe bekatonizuam të gjitha vendbanimet, si dhe shumë aktivitete të mbështetura nga të gjitha zëvendëskryeministri, ministrat dhe drejtorët. Falënderojmë poashtu dhe partnerët tanë që na ndihmuan dhe bashkëpunuan me ne. Realizuam poashtu zgjedhjet e brendshme partiake, ku zgjodhëm në drejtime të rëndësishme breza të rinj që janë pjesë e strukturës së BDI, tha Nuhiu.

 

Besnik Osmani - kryetar i Këshillit Komunal Tearcë

 

Mirë se erdhët në bastionin e BDI-së, që s’ka njohur humbje që nga viti 2002. Kur si fëmijë shikoja pamje nga lufta e Kosovës, e kuptoja se jemi në një gjendje që dikush mbase nuk na do. Në vitin 2001, kuptova që liria nuk fitohet me dy gishta lartë, por vetëm me një gisht. Kur u shfaq Ali Ahmeti, e vramë frikën dhe ngjallëm shpresën për shqiptarët në Maqedoni. BDI përgjatë rrugëtimit të rij 20 vjeçar ka evoluar shumë. Një ndër shtylla kryesore të BDI-së është rinia, përfaqësimi I duhur në çdo fushë dhe hapësirë më të madhe. N zgjedhjet locale të vitit 2021, me dhatë besimin të kryesoj me Këshillin e Tearcës, ndaj falenderoj banorët dhe bashkëpunëtorë për punën e përbashkët. Gjatë vitit 2022 realizuam shumë punë të miratuar nga këshilli, poashtu formuam dhe këshillin rinor. Neve tashmë na duhet ndërtimi I Shtëpisë së Kulturës në komunën tonë, me kushte dhe hapësira multi-funksionale, ndaj pres mbështetje për këtë projekt. Kryefjala e BDI-së gjithmonë ka qenë “Bashkë”, ndaj duhet unifikuar dhe bashkë të ecim përpara drejt BE-së, theksoi Osmani.

 

Ylldrita Salihi - sekretare e degës së BDI-së në Tearcë

 

Unë jam munduar gjithmonë që potencialin tim gjithmonë ta drejtoj drejt kauzave të duhura, sot e drejtoj drejt kauzës pro BE. Pikërisht është BDI që ndër vite bëri më të mirën, pavarësisht se ndonjëherë ishte më e vështira. Ta bësh këtë vend më të mirë dhe më të jetueshëm, është përgjegjësi ndaj atyre që luftuan dhe u flijuan për liri dhe këtë e bëri lideri ynë, Ali Ahmeti. Falënderoj gratë e BDI-së, ju jeni vela më e fuqishme e anijes sonë. Punët duhet ti jetësojmë të gjithë së bashku ndaj ju them me bindje se BDI ka qenë dhe mbetet një, sqaroi Salihi. 

 

(Bashkimi Demokratik për Integrim)

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR