• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ahmerd: Samiti i paqes për Ukrainën duhet të mbahet në Zvicër sa më shpejt të jetë e mundur

Ahmerd: Samiti i paqes për Ukrainën duhet të mbahet në Zvicër sa më shpejt të jetë e mundur

Bern, 20 janar 2024 (MIA) - Presidentja e Zvicrës, Viola Ahmerd sot deklaroi se samiti i paqes për Ukrainën, të cilin vendi i saj planifikon ta organizojë, duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

"Kjo patjetër duhet të ndodhë në vitin 2024", deklaroi Amherd për gazetën “Schweiz am Wohenende”, transmeton Svisinfo.

Ajo shtoi se Rusia me shumë gjasa nuk do të marrë pjesë në samitin, por theksoi se Berni zyrtar është në kontakt me Moskën.

"Zvicra bisedon me të gjithë. Kanalet e komunikimit ekzistojnë dhe ato janë të hapura", tha Amherd.

Sipas saj, "ekzitson një rrezik i vogël" Zvicra të mos ketë sukses në organizimin e samitit të paqes.

"Megjithatë, nëse nuk përpiqemi, kjo sigurisht që nuk do të ndodhë. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën", deklaroi presidentja zvicerane.

Ajo theksoi se në fund të samitit nuk duhet të presim një plan paqësor, por fillimin e procesit të paqes.

Ahmerd paraprakisht këtë javë, pas takimit me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, publikoi se Zvicra planifikon ta mbështesë rindërtimin e Ukrainës përmes organizimit të konferencës paqësore.

Ajo më pas tha se Zvicra do të vazhdojë t'i ndihmojë Ukrainës së shkatërruar dhe do të punojë për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR