• e martë, 24 dhjetor 2024

Ahmad dënon ndërhyrjen e policisë izraelite në xhaminë Al Aksa

Ahmad dënon ndërhyrjen e policisë izraelite në xhaminë Al Aksa

Londër, 5 prill 2023 (MIA) – Sekretari britanik i shtetit për Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore, Azinë Jugore dhe KB-në, Tarik Ahmad sot e dënoi ndërhyrjen e forcave izraelite në xhaminë Al-Aksa.

Ai në Tuiter shkroi se është i tronditur nga pamjet shqetësuese të forcave izraelite të sigurisë të cilën sulmuan xhaminë Al Aksa gjatë kohës së Ramazanit.

"Dhuna vetëm se nxit më shumë dhunë. Shenjtëria dhe statusi i vendeve të shenjta duhet të respektohet dhe të mbrohet", ka thënë Ahmad dhe bëri thirrje për depërshkallëzimin e menjëhershëm të tensioneve.

Policia izraelite njoftoi sot se ka arrestuar më shumë se 200 palestinezë në kompleksin Al Aksa. Gjatë ndërhyrjes së policisë në xhami ka pasur mbi 400 burra, gra dhe fëmijë. Sipas dëshmitarëve okularë, policia izraelite përdori forcë, përfshirë edhe gaz lotsjellës.

Policia izraelite pretendon se ndërhyrja në Al Aksa erdhi pasi disa të rinj palestinezë shkelën ligjin dhe sollën lëndë piroteknike, shkopinj dhe gurë dhe u barrikaduan brenda xhamisë. Policia tha se të rinjtë kanë brohoritur parulla të dhunshme dhe kanë mbyllur dyert e hyrjes.

Në incidentin është lënduar një polic izraelit.

Pas ndërhyrjes në xhaminë Al Aksa, militantët palestinezë u përgjigjën me raketa nga Gaza drejt Izraelit jugor, duke aktivizuar sirenat e sulmit ajror në rajon, ndërsa banorët përgatiteshin për fillimin e festës njëjavore Pessah.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR