Agjencitë e intelegjencës: Rusia po e rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë
- Rusia po e rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, sipas gjetjeve nga Shërbimi i inteligjencës federale të Gjermanisë (BND) dhe dy agjencive të inteligjencës holandeze, raporton DPA.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:52, 4 korrik, 2025
Berlin, 4 korrik 2025 (MIA) - Rusia po e rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, sipas gjetjeve nga Shërbimi i inteligjencës federale të Gjermanisë (BND) dhe dy agjencive të inteligjencës holandeze, raporton DPA.
"Përdorimi i gazit lotsjellës dhe kloropikrinës nga trupat ruse tani është bërë një praktikë standarde dhe është gjerësisht i përhapur", njoftoi BND së bashku me Shërbimin ushtarak dhe Sigurimin e inteligjencës së Holandës (MIVD) dhe Shërbimi i përgjithshëm i inteligjencës dhe Sigurisë së Holandës (AIVD) në një kumtesë të përbashkët sot.
Kloropikrini i cili ka karakteristika të ngjashme me gazin lotsjellës është i njohur edhe si trikloronitrometan. Ai është i ndaluar me Konventën për armët kimike.
Kloropikrini është një mjet kimik ushtarak nga grupi i agjensëve pulmonar.
Kloropikrini mund të jetë fatal në koncentrime të larta në hapësira të mbyllura, njoftuan agjencitë. Ato theksuan se përdorimi i kloropikrinës paraqet një shkelje serioze të Konventës për kontracepsion e armëve kimike (CVC) e cila ndalon përdorimin e këtij agjensi pulmonar nën të gjitha rrethanat.
CVC e përshkruar si marrëveshja e parë shumëpalëshe në botë për eliminimin e një kategorie të tërë armësh për shkatërrim në masë, për herë të parë u nënshkrua në Paris në vitin 1993 pas viteve të negociatave.
Edhe Rusia edhe Ukraina e nënshkruan marrëveshje e cila hyri në fuqi në vitin 1997, sipas Organizatës për ndalimin e armëve kimike (OPCV). qa/
Foto: EPA