• e hënë, 23 dhjetor 2024

Agjencia për menaxhim me pronën e sekuestruar do të kryesojë me Rrjetin BAMIN në periudhën e viteve 2024 - 2025

Agjencia për menaxhim me pronën e sekuestruar do të kryesojë me Rrjetin BAMIN në periudhën e viteve 2024 - 2025

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Agjencia për menaxhim me pronën e sekuestruar të Republikës së Maqedonisë do të kryesojë me Rrjetin BAMIN (Rrjeti Ndërinstitucional ballkanik për menaxhimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme) në periudhën 2024 - 2025.

"Kam kënaqësinë t'ju njoftoj se kam nderin si drejtor i Agjencisë për menaxhim të  pronës të sekuestruar, të kryesojë me Rrjetin BAMIN në periudhën 2024 - 2025. Me nder të madh Republika e Maqedonisë së Veriut do ta mbajë kryesimin e Baminit në periudhën e caktuar dhe këtë vendim e morën sot në seancën e mbajtur të Bordit drejtues të rrjetit BAMIN", publikoi drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu.

Kjo, theksoi Nebiu paraqet një hap të madh përpara për vendin tonë në fushën e menaxhimit të pasurisë së sekuestruar dhe njëkohësisht në forcimin e kapaciteteve të hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. mb/

Foto: Agjencia për menaxhim të  pronës të sekuestruar

QËNDRONI TË LIDHUR