Agjencia meteorologjike e KB-së: Bota po humb garën në shpëtimin e shkrirjes së akullnajave
- Agjencia meteorologjike e Kombeve të Bashkuara sot kumtoi se akullnajat janë ulur më shumë se kurrë mes viteve 2011 dhe 2020 dhe se Antarktiku ka humbur më shumë se 75 për qind të akullit të saj në krahasim me dekadën e mëparshme, duke pretenduar se bota po humb garën për të shpëtuar shkrirjen e akullnajave.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:30, 5 dhjetor, 2023

Dubai, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Agjencia meteorologjike e Kombeve të Bashkuara sot kumtoi se akullnajat janë ulur më shumë se kurrë mes viteve 2011 dhe 2020 dhe se Antarktiku ka humbur më shumë se 75 për qind të akullit të saj në krahasim me dekadën e mëparshme, duke pretenduar se bota po humb garën për të shpëtuar shkrirjen e akullnajave.
Agjencia paralajmëron për këto ndryshime në raportin e fundit për pasojat e ndryshimeve klimatike në planet gjatë disa dekadave.
Agjencia meteorologjike thekson se akullnajat në të gjithë botën janë zvogëluar për rreth një metër në vit mesatarisht nga 2011 deri në vitin 2020. Janë matur më shumë se 40 "akullnajave referente", ndërsa rezultatet tregojnë më shumë zvogëlim në masën e akullnajave në atë dekadë.
"Çdo dekadë nga viti 1990-të ka qenë më i ngrohtë se ai i mëparshmi dhe nuk shohim asnjë shenjë ndryshimi në këtë trend”, tha sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Botërore Meteorologjike, Piter Talas duke paralajmëruar se bota po humb garën për të shpëtuar akullnajat që shkrihen.
Tallas vuri në dukje se ngrohja e oqeaneve dhe shkrirja e akullnajave kanë çuar në gati dyfishim të shkallës së rritjes së nivelit të detit në më pak se një brez.
Klimatologu nga Universiteti i Pensilvanisë në Amerikë, Majkëll Man pohon se ngrohja është rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga viti 1990, por që nuk po përshpejtohet.
Man paralajmëroi se një ngrohje e tillë po nxit ngjarje gjithnjë e më të rrezikshme të motit ekstrem, përmbytje bregdetare dhe shumë ndikime të tjera "katastrofale". Ai theksoi se është jashtëzakonisht e nevojshme që në samitin global KOP28 që po mbahet në Dubai të arrihen përfundime për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit. qa/
Foto: arkivi i MIA-s