• e hënë, 23 dhjetor 2024

Agjencia Hapësinore Evropiane do të marrë gati 17 miliardë euro nga 22 vende anëtare

Agjencia Hapësinore Evropiane do të marrë gati 17 miliardë euro nga 22 vende anëtare
Paris, 23 nëntor 2022 (MIA) - Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) do të marrë 16,9 miliardë euro nga 22 vende anëtare, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i ESA-s, Xhozef Ashbaher. Ministri francez i Financave, Bruno Le Mer konfirmoi sot se gati 17 miliardë euro do të marrë Agjencia Hapësinore Evropiane, me çka Franca do të marrë pjesë në shumën e përgjithshme me 3,2 miliardë euro. ESA kërkoi nga 22 anëtaret e saja anëtare që të ndajnë 18,5 miliardë euro për financimin e lansimeve të raketave, satelitë dhe pjesëmarrje evropiane në hulumtimet planetare në periudhën prej vitit 2023 deri në vitin 2025, që është më shumë se 14,5 miliardë në periudhën e kaluar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR