• e premte, 05 dhjetor 2025

Agjencia e KB-së: Vetëm 1,5 për qind e tokës bujqësore në Rripin e Gazës është e përdorshme

Agjencia e KB-së: Vetëm 1,5 për qind e tokës bujqësore në Rripin e Gazës është e përdorshme

Paris, 6 gusht 2025 (MIA) - Vetëm 1,5 për qind e tokës bujqësore në Rripin e Gazës tani është e përpunueshme, që e përkeqëson rrezikun nga "uria e shpërndarë gjerësisht" në territorin e shkatërruar palestinez, sipas vlerësimit të ri satelitor të publikuar nga Organizata për ushqim dhe bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Në vlerësimin e vet të fundit të publikuar nga fundi i majit, FAO deklaroi se më pak se pesë për qind e tokës bujqësore është e punueshme dhe e kapshme, në bazë të të dhënave nga UNOSAT, qendër satelitore e KB-së.

Sipas deklaratës së re të 28 korirkut, 8,6 për qind e tokës bujqësore në Rripin e Gazës ende ka qenë e kapshme, apo 1.301 hektarë, por vetëm 1,5 prë qind ishte e aksesueshme dhe nuk ishte dëmtuar (232 hektarë).

Gaza tani është në skaj të urisë së shtrirë gjerësisht", tha drejtori i prëgjithshëm i FAO-s, Ku Dongju.

Ai shtoi se njerëzit po vdesin urie jo vetëm që nuk ka ushqim, por sepse qasja drejt ushqimit është e bllokuar, sistemet lokale bujqësore-ushqimore janë shkatërruar dhe familjet tashmë nuk mund t'i përmbushin nevojat e veta më elementare.

Dongju bëri thirrje për mbështetje urgjente për kthim të prodhimtarisë lokale të ushqimit dhe mjete për jetë dhe të drejtën e ushqimit si e drejtë themelore e njeriut.

Para fillimit të konfliktit, bujqësia përbënte rreth 10 prë qind të ekonomisë në Rripin e Gazës, me ç'rast mbi 560.000 njerëz (rreth një e katërta e populaltës) jetonin së paku pjesërisht nga prodhimi i kulturave bujqësore, kafshëve apo peshkimit, sipas FAO-s. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR