Agjencia e KB-së kumtoi se ka 60 tonë ushqim për t'i dorëzuar si ndihmë humanitare në Gaza
- Programi botëror për ushqim i Kombeve të Bashkuara kumtoi se dërgesa e parë e ndihmave në Gazë përfshinte 60 tonë ushqim, transmeton DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 15:56, 21 tetor, 2023
Nju Jork, 21 tetor 2023 (MIA) - Programi botëror për ushqim i Kombeve të Bashkuara kumtoi se dërgesa e parë e ndihmave në Gazë përfshinte 60 tonë ushqim, transmeton DPA.
Tuna të konservuara, makarona dhe fasule, ndër të tjera do t'u dërgohen atyre që kanë nevojë sa më shpejt të jetë e mundur, kumtoi sot kjo agjenci e KB-së.
Drejtoresha ekzekutive e programit, Sindi Mekejn, nga Samiti i Kajros ftoi për "qasje të menjëhershme, të sigurt dhe të qëndrueshme humanitare deri në Gaza". Sipas saj, janë vetëm çështje ditësh që ushqimi të mbarojë, ndërsa banorët e Gazës të vdesin nga uria. Programi botëror për ushqimi i KB-së ka përgatitur 930 tonë ushqim në anën egjiptiane të kufirit me Gazën me qëllim për të ndihmuar 1.1 milion njerëz gjatë dy muajve të ardhshëm.
Foto: EPA