Afro 27.000 amvisëri në Odesa mbetën pa rrymë pas një sulmi rus
- – Afro 27.000 amvisëri në rajonin jugor Odesa në Ukrainë janë pa energji elektrike pas sulmit të mbrëmshëm ajror rus mbi këtë objekt energjetik, njoftoi sot kompania energjetike DTEK.
- Post By Fitore Curri
- 13:36, 29 tetor, 2025
Kiev, 29 tetor 2025 (MIA) – Afro 27.000 amvisëri në rajonin jugor Odesa në Ukrainë janë pa energji elektrike pas sulmit të mbrëmshëm ajror rus mbi këtë objekt energjetik, njoftoi sot kompania energjetike DTEK.
Sulmi e dëmtoi edhe infrastrukturën transportuese, shkroi guvernatori ushtarak i rajonit të Detit të Zi, Oleg Kiper, në Telegram.
Ministria ukrainase e Energjetikës regjistroi sulme të reja ruse ndaj sistemeve energjetike në rajonet Odesa, Dnipropetrovsk dhe Donjeck, transmetoi DPA.
Duke pasur parasysh atë që rrjeti elektrik tashmë është dobësuar nga sulmet paraprake, disa zona përballen me ndërprerje shumëorëshe të energjisë elektrike, që ndikon edhe në industrinë dhe në amvisëritë private.
Autoritetet njoftuan se një person është vrarë në sulmet e mbrëmshme.
Aviacioni ushtarak ukrainas njoftoi se ushtria ruse ka lansuar 126 dronë, prej të cilëve 93 ishin rrëzuar. fc/
Foto: Shërbimi shtetëror për gjendje të jashtëzakonshme të Ukrainës