• e diel, 22 dhjetor 2024

Afrim Gashi: Është i mundur kompromisi, por fillimisht të përfundojnë bisedimet mes LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët

Afrim Gashi: Është i mundur kompromisi, por fillimisht të përfundojnë bisedimet mes LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët

Gostivar, 1 shkurt 2023 (MIA) - Pas përfundimit të negociatave mes LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, do të diskutohet për qëndrim apo dalje nga koalicioni qeveritar. Ne jemi për kompromis dhe rreth shpërndarjes së dikastereve. Këtë deklaratë e ka bërë kreu i Alternativës, Afrim Gashi në pauzë nga takimi me anëtarësinë në Gostivar.

Gashi përmendi se autoritetet partiake do të vendosin për qëndrim apo largim nga qeveria. Nëse Aleanca është partner qeveritar dhe Alternativa mbetet, sipas Gashit ka rrugë dhe kanale për komunikim dhe bashkëpunim, sepse siç ka theksuar ai, Alternativa është parti bashkëpunuese.

Lidhur me spekulimet se ka kushtëzime për të qëndruar apo larguar nga Qeveria, në pyetje të MIA-s për vlerësim apo qëndrim partiak, lideri i Alternativës thotë se si parti janë përballë asaj sfide, por, siç tha ai fatkeqësisht apo fatmirësisht do të presin të shohin se si do t'i udhëheqë Aleanca për Shqiptarët negociatat me LSDM-në për hyrjen në Qeveri.

“Nëse arrihet një marrëveshje mes tyre, do të shikojmë nëse është prishur dhe a ndikon në marrëveshjen tonë për të hyrë në Qeveri”, tha Gashi.

Nga pozicioni i personit të parë të partisë, ai thekson se Alternativa nuk ka vija të kuqe për partnerët e koalicionit dhe se është gati të bëjë kompromis për heqjen dorë nga disa poste ministrore.

Kryesia e partisë Alternativa sonte po zhvillon mbledhje ku ndër të tjera po diskutohet për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në rast të hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

Ai kujtoi se qëndrimi i tyre në koalicionin qeveritar është vendosur në dy shtylla kryesore: marrëveshja politike me nëntë pika dhe marrja e përgjegjësive dhe funksioneve që duhej t'i ndërmarrin.

Ai sqaroi se në këto takime me anëtarësinë janë diskutuar për implikimet e mundshme të qëndrimit apo daljes nga Qeveria e koalicionit.

Gashi përmendi se për momentin nuk ka asnjë ofertë për t'u diskutuar në parti për të arritur një përfundim dhe për të diskutuar me partnerët e ardhshëm të koalicionit.

Në pyetjen se pse është zgjedhur sot Gostivari dhe a ka ndonjë mesazh të veçantë, personi i parë i Alternativës theksoi se këto janë aktivitete të rregullta partiake përmes të cilave lidershipi i menjëhershëm është në kontakt me anëtarësinë dhe degët dhe nuk janë të ndërlidhura me ngjarjet aktuale politike. Javën e kaluar, tha ai, ishim në Tetovë, këtë javë jemi në Gostivar, për vijim do të merremi vesh. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR