AFP: Rriten tensionet në Serbi para protestës të shtunën
- Agjencia e lajmeve Frans pres vlerëson se në Serbi po rritet tensioni para një proteste të re që të shtunën mund të sjellë dhjetëra mijëra demonstrues në Beograd, të cilët presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i akuzon prej më parë se po përgatasin dhunë, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij të dalin në rrugë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:44, 13 mars, 2025

Beograd, 13 mars 2025 (MIA) - Agjencia e lajmeve Frans pres vlerëson se në Serbi po rritet tensioni para një proteste të re që të shtunën mund të sjellë dhjetëra mijëra demonstrues në Beograd, të cilët presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i akuzon prej më parë se po përgatasin dhunë, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij të dalin në rrugë.
Policia, e cila deri më tani ka qenë diskrete ose ka munguar në marshimet protestuese, tani është e dukshme, duke veshur helmeta dhe pajisje për të shpërndarë demonstratat, të cilat, sipas AFP-së, janë paqësore dhe masive dhe po mbahen pas rrënimit të konstruksionit nga betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, kur humbën jetën 15 persona.
AFP-ja shkruan dhe se mbështetësit e Vuçiqit kanë vendosur kamp para Presidencës.
Shumë prej tyre po paraqiten si studentë të cilët duan të kthehen në mësime, por sipas AFP-së, mes tendave janë parë aktivistë të njohur ultranacionalistë, mes të cilëve edhe anëtarë të Beretave të kuqe, njësi për operacione speciale nga koha e Sllobodan Millosheviqit në vitet 1990-ta.
Beretat e kuqe janë të njohura në tërë Ballkanin dhe emri i tyre është lidhur me vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiq, kujton AFP-ja.
Vuçiq, i cili po përballet me protestat më të mëdha që nga ardhja e tij në pushtet më shumë se 10 vite më parë, vazhdimisht flet për rreziqet nga trazirat ose agjentët e huaj, të cilët, gjoja janë përfshirë në aksionet. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s