• e diel, 22 dhjetor 2024

Afganistani do të bashkohet në bisedimet për klimën në KB

Afganistani do të bashkohet në bisedimet për klimën në KB

 Kabul, 10 nëntor 2024 (MIA) - Afganistani do të marrë pjesë në Konferencën e 29-të të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike (COP29) në Baku të Azerbajxhanit, njoftoi sot Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit të vendit (NEPA).

 Siç raportoi DPA, ky është një zhvillim i rëndësishëm për Afganistanin, pasi do të jetë hera e parë që një delegacion afgan do të ftohet në një samit të COP pas kthimit të talibanëve në pushtet në gusht të vitit 2021.

 NEPA shtoi se delegacioni afgan do të angazhohet për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballjen me ndryshimet klimatike dhe do të kërkojë qasje në mekanizmat financiarë për të mbështetur përpjekjet e vendit për të zbutur dhe përshtatur ndryshimet klimatike.

 Pavarësisht se është një nga vendet më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike, ndërkohë që kontribuon minimalisht në emetimet globale të gazrave të qelqta, Afganistani viteve të fundot është përjashtuar nga diskutimet ndërkombëtare për klimën.

 Sipas ekspertëve, vendi përballet me sfida serioze të lidhura me klimën, duke përfshirë thatësirat katastrofike, përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkretëtirëzimin, duke çuar në zhvendosje masive.

 Konferenca, e cila do të mbahet nga 11 deri më 22 nëntor, do të mbledhë së bashku liderë botërorë, ekspertë të klimës dhe aktivistë për të biseduar dhe trajtuar çështjet urgjente të klimës.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR