• e premte, 05 dhjetor 2025

Afganistani dhe Pakistani i përfunduan bisedimet paqësore pa zgjidhje

Afganistani dhe Pakistani i përfunduan bisedimet paqësore pa zgjidhje

Stamboll, 28 tetor 2025 (MIA) – Bisedimet ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit për ndërmjetësim në armëpushimin afatgjatë në Stamboll përfunduan pa marrëveshje, njoftuan sot dy burime të njoftuara me situatën. 

Të dyja palët u pajtuan për armëpushimin e arritur në Doha më 19 tetor, por nuk arritën bazë të përbashkët në rrethin e dytë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Katari, njoftuan burime afgane dhe pakistaneze. 

Çdo palë e akuzoi tjetrën për mossukses, njoftuan burimet. 

Një burim pakistanez i sigurisë deklaroi se talebanët nuk janë të gatshëm të angazhohen që t’i kontrollojnë talebanët pakistanezë. 

Burimi afgan shtoi se bisedimet dështuan pas “shkëmbimeve të tensionuara”, duke theksuar se pala afgane nuk ka pasur kontroll ndaj sulmeve të talebanëve pakistanezë ndaj trupave pakistaneze në javët e fundit. 

Përleshjet në tetor filluan pas sulmeve ajrore pakistaneze këtë muaj mbi Kabul, duke përfshirë edhe sulm ndaj një lideri të talebanëve pakistanezë. 

Talebanët u përgjigjën duke sulmuar pikat ushtarake pakistaneze përgjatë kufirit prej 2.600 kilometra. 

Të shtunën, ministri pakistanez i mbrojtjes deklaroi se beson se Afganistani dëshiron paqe, por se mossuksesi që të arrihet marrëveshje në Stamboll mund të nënkuptojë "luftë të hapur". 

Në luftërat e talebanëve gjatë fundjavës humbën jetën pesë ushtarë pakistanezë dhe 25 militantë talebanë pakistanezë në afërsi të kufirit afgan, njoftoi ushtria të dielën. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR