• e hënë, 23 dhjetor 2024

Afganistan: Të paktën 15 persona e kanë humbur në një shpërthim në një xhami

Afganistan: Të paktën 15 persona e kanë humbur në një shpërthim në një xhami

Kabul, 8 qershor 2023 (MIA) - Nga shpërthimi i sotëm në një xhami në provincën veriore afgane, Badaksha, e humbën jetën të paktën 15 persona, ndërsa rreth 50 të tjerë u plagosën, njofton Anadolia.

Shpërthimi ndodhi në një xhami në Fajzabad, kryeqyteti i provincës Badakshan, ku zyrtarët talebanë ishin mbledhur për një lutje të përbashkët për zëvendës guvernatorin e vrarë, i cili vdiq në një shpërthim të martën, njoftoi televizioni lokal Tolo Njuz.

Informacioni për numrin e viktimave është konfirmuar edhe nga drejtoria e spitalit lokal.

Moazudin Ahmadi, një zyrtar lokal i talebanëve, konfirmoi më parë se një shpërthim kishte ndodhur, por nuk e dinte numrin e viktimave.

Mavlavi Nisar Ahmad Ahmadi, Zëvendës Guvernatori i Badakshanit dhe shoferi i tij e humbën jetën në një shpërthim në Fajzabad të martën.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR