• e hënë, 23 dhjetor 2024

Afganët të cilët largohen nga Pakistani janë pa ujë, ushqim dhe strehim

Afganët të cilët largohen nga Pakistani janë pa ujë, ushqim dhe strehim

Kabul, 6 nëntor 2023 (MIA)-  Qindra mijëra afganë të cilët me urdhër të qeverisë pakistaneze duhet të largohen nga vendi nën kërcënimin e deportimit, po përballlen me mungesën e ujit, ushqimit dhe strehimit pasi kaluan kufirin, kumtuan agjencitë humanitare.

Gjatë javëve të fundit ata janë larguar nga Pakistani, pra deri më 31 tetor, deri kur iu është dhënë afati ta lëshojnë vendin ose në të kundërtën do të arrestohen për shkak të politikës së re të qeverisë së atjeshme kundër emigrantëve që ndodhen ilegalisht në vend, transmeton Beta duke u thirrur nga AP.

Talibanët kanë ngritur kampe në kufi ku janë strehuar derisa pritet të transferohen në vendin e tyre të origjinës në Afganistan.

Organizatat humanitare theksojnë se ka qasje të kufizuar për ujë të pijshëm dhe se nuk ka ngrohje as tualete.

Njerëzit hynë në Afganistan vetëm me rrobat e tyre, sepse pasuritë tjera u janë kofiskuar në kufirin pakistanez.

Afganistani përballet me sfida të shumta. Përveç izolimit të vendit nga komuniteti ndërkombëtar, thatësirat, ekonomi të ashpërsuar dhe pasojat nga lufta prej dekadash kanë çuar në zhvendosjen e brendshme të miliona afganëve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR