• e diel, 10 nëntor 2024

Aeroporti i Tiranës në vendin e parë në Evropë sipas numrit të udhëtarëve

Aeroporti i Tiranës në vendin e parë në Evropë sipas numrit të udhëtarëve

Tiranë, 16 gusht 2024 (MIA) - Për të disatin vit radhazi numri i udhëtarëve të cilët e shfrytëzojnë aeroportin ndërkombëtar të Tiranës është në rritje. "Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat më të fundit të publikuara prej Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve. Të dhënat në këtë grafik tregojnë se për periudhën janar-gusht 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 numri i udhëtarëve të cilët kanë shfrytëzuar aeroportin e Tiranës është rritur me 259,4 për qind. Shqipëria krenare", ka shkruar kryeministri Edi Rama në Fejsbuk. 

Vitin e kaluar janë regjistruar 7,5 milionë udhëtarë, ndërsa për këtë vit pritet një shifër më e lartë se 10 milionë. Siç thekson Rama, vetëm në korrik ka pasur mbi 1,2 milionë udhëtarë.

Shërbimet e këtij aeroporti, nga ku mund të udhëtohet aktualisht në më shumë se 100 destinacione, shfrytëzohen nga një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve të Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas rang listës së Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve e rendit aeroportin e Tiranës si të parin duke lënë pas jo vetëm vendet e rajonit me një turizëm të konsoliduar por edhe shumë vende në Evropë.

Kroacia shënoi rritje me vetëm 18,2 për qind, Italia 14,7 për qind, Maqedonia e Veriut 19,6 për qind, ndërsa  Serbia 32 për qind. Mali i Zi pësoi rënie të numrit të udhëtarëve përmes aeroportit të Podgoricës me 12,5 për qind. Ndërsa Kosova ka pësuar rritje të dukshme me 71,2 për qind. qa/fc/

Foto: Rama FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR