Aeroporti i Oslos ndërpret përkohësisht fluturimet për shkak të dronëve
- Aeroporti në Osllo të Norvegjisë ka ndërpre përkohësisht uljet herët këtë mëngjes pas denoncimeve për dronë në afërsi.
- Post By Fami Bajrami
- 09:43, 6 tetor, 2025
Oslo, 6 tetor 2025 (MIA) – Aeroporti në Osllo të Norvegjisë ka ndërpre përkohësisht uljet herët këtë mëngjes pas denoncimeve për dronë në afërsi.
Disa fluturime u devijuan ose u anuluan pasi një pilot i një kompanie ajrore norvegjeze rreth mesnatës deklaroi për policinë se besonte se kishte parë tre deri në pesë drone, ndërsa i afrohej aeroportit.
Mediat norvegjeze raportuan se nuk ka konfirmim për praninë e dronëve. Aeroporti që atëherë ka vazhduar me punë.
Aviacioni evropian javët e fundit është ndërpre pasi janë parë dronë pranë aeroporteve në Kopenhagë dhe Munih.
Foto: arkivi i EPA-s