• e shtunë, 29 qershor 2024

Aeroporti i Mynihut rifillon fluturimet, qarkullimi hekurudhor në Bavari është ende në ndërprerje për shkak të borës

Aeroporti i Mynihut rifillon fluturimet, qarkullimi hekurudhor në Bavari është ende në ndërprerje për shkak të borës

Mynih, 3 dhjetor 2023 (MIA) - Gjermania jugore është ende pjesërisht e paralizuar nga vala e madhe e borës që e goditi këtë fundjavë. Aeroporti i Mynihut, i cili dje ishte në ndalesë, është hapur sot, ndonëse me kufizime të caktuara, ndërsa operatori hekurudhor Dojçe Ban ka arritur të aktivizojë disa linja kryesore jashtë stacionit qendror të Mynihut, transmeton DPA.

Aeroporti i Mynihut ka rifilluar funksionimin pasi është mbyllur për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës. Megjithatë, do të ketë kufizime në trafikun ajror, thanë zyrtarët e aeroportit. Pasagjerëve u kërkohet të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre përpara se të mbërrijnë në aeroport.

Pezullimi i përkohshëm i trafikut ajror në Mynih ndikoi në nisjet dhe mbërritjet në aeroporte të tjera. Disa nga fluturimet janë marrë nga aeroportet e Frankfurtit dhe Nurembergut.

Reshjet e dendura të dëborës në Bavari paralizuan edhe trafikun hekurudhor. Dojçe Ban ka paralajmëruar pasagjerët të presin kufizime masive të udhëtimit hekurudhor në Gjermaninë jugore deri të hënën. Pasagjerët këshillohen që nesër të shtyjnë të gjitha udhëtimet, përveç atyre thelbësore, pasi situata e shkaktuar nga vala e borës ende nuk është normalizuar.

Po bëhen përpjekje për të përmirësuar binaret në linjat Mynih-Nurnberg dhe Mynih-Shtutgart.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, trenat e mbuluar nga bora nuk kanë mundur të nisin, ndërsa një pjesë e binarëve janë bllokuar nga pemët që janë shembur nën peshën e borës.

Nga stuhia nuk u godit vetëm Bavaria. Bora dhe akulli shkaktuan probleme edhe në disa zona në veri të Gjermanisë.

Sinoptikanët kumtuan se në Bavari nuk pritet të ketë borë të re, por do të ketë në vargmalet e ulëta malore lindore dhe në Alpe. Të hënën dhe të martën do të ketë temperatura të ulëta të cilat do të zbresin deri në -15 gradë. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR