Aeroporti belg Sharloa i rikthen fluturimet pas kërcënimit me bombë
- Përsëri ka ngritje dhe ulje në aeroportin e dytë më të madh të Belgjikës, Sharloa pasi sot ka pasur raportim për bombë në aeroplanin që fluturon nga Portugalia, pas së cilës u ndërprenë të gjitha operacionet në aeroport, njofton DPA.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:58, 13 maj, 2025
Bruksel, 13 maj 2025 (MIA) - Përsëri ka ngritje dhe ulje në aeroportin e dytë më të madh të Belgjikës, Sharloa pasi sot ka pasur raportim për bombë në aeroplanin që fluturon nga Portugalia, pas së cilës u ndërprenë të gjitha operacionet në aeroport, njofton DPA.
Në fluturimin "Rajaner" nga Porto për Bruksel ishte aktivuzuar një alarm për bombë, ndërsa pas verifikimeve u konfirmua se bëhet fjalë për alarm të rremë.
"Rreth aeroplanit u vendos një perimetër sigurie, gjë që bëri të nevojshme mbylljen e pistës dhe ndërprerjen e zhvillimeve", njoftuan nga aeroporti Sharloa.
Autoritetet evakuuan 166-të pasagjerë nga aeroplani, njoftoi agjencia Belga.
Policia dhe prokuroria ende nuk i kanë komentuar ngjarjet në aeroport, shtoi agjencia gjermane.
Fluturimet e mbërritura u devijuan në aeroporte tjera në afërsi, përfshirë në drejtimin drejt Brukselit dhe qytetit francez Lil. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s