Aeroportet në Damask dhe Alepo janë jashtë funksionit pas sulmeve izraelite, njoftuan mediat shtetërore siriane
- - Izraeli sot paradite ka kryer sulme me raketa mbi aeroportet ndërkombëtare në Damask dhe Alepo dhe i ka asgjësuar, informuan mediat shtetërore siriane. Në sulm ka ndërruar jetë një punëtor civil.
- Post By Fitore Curri
- 09:21, 22 tetor, 2023

Damask, 22 tetor 2023 (MIA) - Izraeli sot paradite ka kryer sulme me raketa mbi aeroportet ndërkombëtare në Damask dhe Alepo dhe i ka asgjësuar, informuan mediat shtetërore siriane. Në sulm ka ndërruar jetë një punëtor civil.
"Rreth orës 05:25, amriku izraelit ka kryer sulm ajror mbi aeroportet ndërkombëtare në Damask dhe Alepo, me çka humbi jetën një i punësuar në aeroportin në Damask, ndërsa një tjetër është plagosur", deklaroi një burim ushtarak sirian, i cituar nga agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA. "Dëmi material pistat e aeroporteve i la jashtë përdorimit", njoftoi burimi i njëjtë.
Fluturimet e rregullta deri dhe nga aeroportet në Damask dhe Alepo janë të ridrejtuara drejt aeroportit ndërkombëtar në Lataki, njoftoi Ministria siriane e Transportit. fc/