• e martë, 24 dhjetor 2024

Aeroplani i shefes së diplomacisë gjermane detyrimisht ateroi për shkak të një defekti

Aeroplani i shefes së diplomacisë gjermane detyrimisht ateroi për shkak të një defekti

Berlin, 14 gusht 2023 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok ka anuluar udhëtimin e saj në Australi për shkak të një defekti në aeroplanin me të cilin ishte dashur të udhëtojë atje.

Aeroplani me të cilin Berbok udhëtonte nga Gjermania në Australi ndaloi në Abu Dabi për t'u furnizuar me karburant, por vetëm tre minuta pas fluturimit përsëri u zbulua një "defekt mekanik" dhe aeroplani përsëri u detyrua të aterojë në pistën e aeroportit.

Shefja e diplomacisë gjermane pas Australisë duhej ta vizitonte Zelandën e Re dhe Fixhin.

"Për shkak të një problemi mekanik duhej të ktheheshim në Abu Dabi për shkaqe sigurie. Për momentin janë duke u shqyrtuar opsione shtesë për vazhdimin e udhëtimit", kumtojnë nga MPJ.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR